Dafina Zeqiri ka postuar një fotografi në profilin e saj, ku shihet në mesin e shumë fëmijëve të cilët kanë ngritur gishtin e mesit.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat, të cilët e kanë kritikuar.
Dafina shkruan se ata janë fansa dhe përkrahës të saj.
“Ti po i mëson gjëra shumë të mira”, i ka shkruar një komentuese me ironi.
Por Dafina nuk ka nguruar duke ja kthyer ‘me të njëjtën monedhë’.
“Ju po i mësoni më të vegjëlit të bëjnë me gisht para se t’i mësoni të thonë fjalët e para”, ka replikuar ajo.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova njihet për sjelljen e saj ‘të fortë’ bazuar edhe në këngët apo fotot që publikon.
Fotoja e Dafinës
Komente


Pranoje qe gabove dhe kaq. Kjo foto meriton gjobe.
Përgjigju