“Në fshatin ku çdo familje ka një fëmijë në Angli”, titullohet reportazhi i dedikuar i Daily Mail nga fshati Krumë në Kukës. 

Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar plot 4 faqe investigim largimit të fëmijëve shqiptarë nga Kukësi dhe Hasi në drejtim të Britanisë së Madhe. Gazetari Tom Kelly ka udhëtuar drejt Hasit nga ku ka mbledhur dëshmitë e familjarëve të cilët kanë lënë fëmijët e tyre në Francë, Belgjikë dhe Holandë të cilët më pas kanë përfunduar në duart e trafikantëve të cilët i kanë kaluar drejt Anglisë.

Daily Mail ka siguruar një kolazh me foto të të rinjve shqiptarë brenda në kamion duke udhëtuar në drejtim në shtetit ishull. Këto foto janë siguruar, thotë Daily Mail, përmes disa faqeve në Facebook të përdorura nga shqiptarët në Angli. 12.000 euro është çmimi që këta të rinj paguajnë për udhëtimin drejt tokës së premtuar nga Hasi deri në Londër. Familjarët e intervistuar në Krumë kanë pohuar se nuk kanë rrugë tjetër përveçse t’i dërgojnë fëmijët e tyre në emigracion drejt Londrës ku 15 vite më parë kanë emigruar të afërmit e tyre. 

[gallery]24865[/gallery]
dayly mail

dayly mail

Artikulli investigativ i Daily Mail

“Kruma tashmë i ngjason një lagjeje periferike të Londrës paçka se është 1600 kilometra larg kryeqytetit britanik”, shkruhet në artikull. Zyrtarë të drejtorisë arsimore në Kukës kanë pohuar se nga viti 2013 deri në 2016 janë larguar në drejtim të Anglisë 834 nxënës të shkollave 9-vjeçare. Daily Mail nënvizon se këta të rinj për të paguar biletën e udhëtimit prej 12.000 euro bien pre e grupeve të organizuara kriminale duke i përdorur si

korrierë droge. 
emigrante ilegal

emigrante ilegal
shqiptaret
shqiptaret
shqiptaret
(Shqiptarët postojnë foto gjatë udhëtimit ilegal për në Britaninë e Madhe)

Kjo gazetë britanike ka intervistuar edhe zv/ministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda e cila ka shpjeguar përse ky trend rritje i të rinjve shqiptarë që synojnë të shkojnë në Angli. “Britania duhet të reagojë akoma edhe më mirë me deportimin e të rinjve të cilët nuk janë trafikuar kundra dëshirës së tyre. Ata shkojnë atje për arsye ekonomike. Arsyeja për shumë të rinj zgjedhin Anglinë dhe jo Francën, Gjermaninë apo Holandën lidhet me faktin se këto vende kanë një sistem dëbimi më të shpejtë”, ka deklaruar Voda.

Zëvendës ministrja ka theksuar se deri më tani janë dërguar për ndjekje penale 50 prindër të cilët kanë lënë fëmijët e tyre rrugëve të Europës për të kërkuar azil. 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com