Daily mail: Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, po sillen si viktima të skllavërisë moderne për t'i shpëtuar dëbimit

Daily mail: Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, po sillen si viktima të skllavërisë moderne për t'i shpëtuar dëbimit

Në një artikull të britanikes Daily mail theksohet se bandat shqiptare të drogës që drejtojnë fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiten si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale.

Nga vëzhgimet e policisë është nxjerrë në pah se ka pasur një rritje të ndjeshme  të shfrytëzimeve në Ballkanin perëndimor duke përdorur Mekanizmin Kombëtar të Referimit (MKR).

Por oficerët që hetojnë trafikimin e drogës sugjerojnë se vlefshmëria e shumë pretendimeve të tilla është 'vërtet e diskutueshme', raporton Times.

Nga 10,613 viktima të mundshme të trafikimit, skllavërisë moderne dhe punës së detyruar të zbuluara vitin e kaluar, 452 ishin shqiptarë.

Autoritet tregojnë se ka pasur një 'rritje alarmante' në emigrantët e paligjshëm që kërkonin azile ose mbrojtje, me qëllim që të shmangim arrestimet, të ngadalësojnë dëbimin dhe në disa raste t'i shpëtojnë dëbimit.

Policia në Derbyshire , thekson se është në rritje prirja e shqiptarëve për t’u sjellë si viktima të skllavërisë.

Ndihmësi i shefit Dejv Kirby i tha gazetës: 'Nuk ka dyshim se është një taktikë e njohur.

Kjo sepse ato mbrohen nga autoritetet vendase, sa kohë besojnë që ekzistojnë 'baza të arsyeshme' se ata mund të jenë viktimë e skllavërisë moderne, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili rrallë merret në më pak se 12 muaj.

Si rezultat i kësaj Sekretarja e Brendshme Priti Patel tani po mbikëqyr planet për të hedhur një përcaktim të ri të 'rendit publik', i cili do të lejojë shefat e policisë të refuzojnë mbrojtjen ndaj atyre që kryejnë krime të rënda ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Udhëzimet e qeverisë theksojnë se: 'Viktimat mund të mos jenë të vetëdijshëm se po trafikohen ose shfrytëzohen dhe mund të jenë pajtuar me elementë të shfrytëzimit të tyre, ose kanë pranuar situatën e tyre. Nëse mendoni se skllavëria moderne ka ndodhur, çështja duhet t'i referohet autoriteteve në mënyrë që Autoriteti i Vetëm Kompetent (SHKK) të shqyrtojë plotësisht çështjen “.

Në nëntë nga dhjetë raste, pretenduesit janë të sigurt se nuk do të largohen nga vendi.

Në Middlesbrough, policia aktualisht po kontrollon fermat e kanabisit çdo muaj dhe ka arritur në përfundimin se një numër i madh të të dyshuarve janë shqiptarë.

Një shembull i tillë është ai i Armelind Rexhës, i cili mbërriti në Britani me një vizë studentore dhe pretendoi se ai ishte i detyruar të kultivonte bimën narkotike me vlerë rreth 672,000.

Si ai ka shumë raste të tjera, të cilët bëjnë thirrje që policia të vazhdojë të shqyrtojë nëse të dyshuarit mund të jenë viktima.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/04/2021 01:51

    <<Viktimat mund te mos jene te vetedijshem se po trafikohen ose shfrytezohen......>>?!Sa naive qe dukeni zoterinj britanike!! Mund te ndodhe me femrat ne ndonje rast,por ne pergjithesi,jeni JU qe shqipot ju japin //uje ne bisht te luges//.Shqipot jane te vendosur te bejne gjithecka per nje jete me te mire dhe kur them gjithecka,d.m.th.//GJITHECKA//,e kuptoni vete ju se c'dua te them.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve