Prestigjozja britanike Daily Mail, ka deklaruar se kriminelët shqiptarë kërkojnë deri në 20,000 £ për të trafikuar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, madje shërbimet e tyre ata kanë guxim t’i postojnë edhe në TikTok dhe media të tjera sociale.
Në një investigim të Daily Mail, ata ishin në gjendje që në të gjejnë në faqet e njohura reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, ndonjëherë madje ata ishin tallur edhe me përpjekjet e autoriteteve britanike për t'i ndaluar ata dhe duke postuar udhëzime hap pas hapi të prodhuara për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të hynë në Mbretërinë e Bashkuar.
Numri i migrantëve që kalojnë Kanalin është rritur në ditët e fundit, duke kapur shifrat e 8,000 emigrantëve deri më tani, më shumë se për tërë vitin 2020.
Një trafikantë me origjinë shqiptare, profili i të cilit në TikTok është parë nga dhjetëra mijëra njerëz, ka bërë publike edhe ofertat e tij.
'Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli, të më kontaktojnë në privat. Udhëtimi është 100 përqind sigurtë ', thuhet në postimin e tij.
Ndërkohë që me një foto të Big Ben ai thekson 'Udhëtim i sigurt nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar me 23 mijë Euro. '
Në video të tjera ai përqesh përpjekjet e policisë britanike për të goditur emigracionin e paligjshëm duke treguar pamjet e një sulmi të policisë në një shtëpi, ndërsa ai ofronte të shiste viza për të futur njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar.
Një përdorues tjetër i TikTok me llogarinë në emër England Albania publikoi një video që tregon disa shqiptarë brenda një kamioni duke thënë se ata po drejtohen në Mbretërinë e Bashkuar.
Një llogari tjetër shqiptare e fshirë kohët e fundit e gjetur nga Mail në TikTok përmbante udhëzues se si mund të futesh në Britani të Madhe nga Franca, Hollanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia.
Në faqen e mbyllur në Facebook 'Shqiptarët në Londër', e cila ka mbi 15,000 anëtarë, një shqiptar Leonard Sufa postoi një foto të një kamioni me komentin: 'Nesër pasdite në Angli. Më kontaktoni në privat.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Rob Jones deklaroi se bandat kriminale përdorin rregullisht mediat sociale për të publikuar rrugët e kontrabandës dhe për të reklamuar dokumente të rreme ose të vjedhura.
Ai tha se faqet më të shquara ishin Facebook, Instagram, Tëitter dhe Telegram por postimet u panë gjithashtu në YouTube dhe TikTok.
Një burim i Policisë Kufitare Shqiptare tha për Mail se shumica e trafikantëve ishin të moshës midis 18 dhe 22 vjeç, nga zona të varfra të Shqipërisë dhe të cilët janë rekrutuar nga rrjetet kriminale për të punuar në fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.
'Ata pranojnë të bëjnë këtë udhëtim dhe të punojnë në fermat e kanabisit derisa të paguajnë 20,000 £, koston e udhëtimit'
Një zëdhënës i TikTok tha se kishte hequr videot e trafikimit. Facebook dhe Instagram gjithashtu filluan një hetim dhe hoqën disa nga postimet e theksuara nga Mail.