Mediat britanike raportojnë se prezenca e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është kthyer në një shqetësim serioz për policinë.

Sipas Daily Mail, autoritetet britanike thonë se të paktën 1700 kriminelë shqiptarë të kategorizuar si të rrezikshëm, po lëvizin të lirë në Britani.

Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri për t'i vënë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit kanë mbërritur ilegalisht në MB me varka të vogla dhe kamionë.

Shifra doli në dritë ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla javën e kaluar, për të diskutuar mbi goditjen e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, sipas Daily Mail, policia e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë të rrezikshëm, për të cilët policia shqiptare serviri informacionet e kërkuara.

Po ashtu, policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shqiptarët që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të konfiskojnë pronat, paratë, bizhuteri dhe automjetet e tyre në Shqipëri.