“S’mundem më, kam nevojë për psikolog!”Kjo është thirrja e dëshpëruar e një 34-vjeçareje, e cila i rri tek koka të atit në spitalin e Fierit. Ajo pretendon se është përdhunuar nga një 52-vjeçar, i cili është daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi
Ngjarja sipas saj ka ndodhur në Maj të këtij viti, ku ai përmes mashtrimit e ka marrë në shtëpinë e tij për 45 ditë.
"Kam përjetuar gjëra të tmerrshme... Më ka dhunuar, më ka kërcënuar, më ka dhunuar nga të gjitha anët, nuk mundem më. Dua psikolog!", tha ajo në kushtet e anonimatit.
E reja thotë se gjatë kësaj periudhe ishte tërësisht e pamundur të largohej nga shtëpia e tij për shkak të dhunës dhe kërcënimeve të vazhdueshme.
"Nuk lëvizja dot, s'kisha shanse. Vetëm isha nën kërcënime, në dhunë. Çdo minutë, çdo minutë, më thoshte: 'Do të vras, do të vras!'. Nuk mundem më, kam nevojë për psikolog, ju lutem!", shprehet ajo me lot në sy.
Nga shtrati i spitalit, ku gjendet i plagosur në këmbë, i ati i saj 67 vjeç, tregon se jeton në kushte të vështira ekonomike me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa 3 djemtë i ka në emigrim. Ai rrëfen se i kishte kërkuar 52-vjeçarit punë për vajzën për të përballuar jetesën dhe detyrimet, por ai e rrëmbeu përmes mashtrimit.
"Eshtë Bledar Bakaj, te cilin e njoha permes motres sime se kisha nevojë për një vend pune për vajzën. Kishim detyrime ndaj shtetit për çështje toke. Kishim nevojë se jemi të tre të sëmurë, për pak lekë se nuk e përballojmë dot si familje. Me pensione rrojmë, marrim nga 100.000 lekë të vjetra pension une e gruaja."
"Na bëri një mashtrim, më pruri te spitali aty poshtë, te poliklinika, për vizitë, se vajza është me anemi e me alergji. Erdha aty te spitali, ai na premtoi se kam njohje dhe do e çonte për kurim në Tiranë, por në fakt e mori në shtëpinë e tij dhe rrugës e ka përdhunuar, në kodrat e Vlorës."
Pasi ka qëndruar 45 ditë në shtëpinë e tij, e reja ka mundur të rikthehet tek prindërit ku dhe ka bërë denoncim në polici. Prej muajit gusht, kishte marrë edhe urdhër-mbrojtje nga gjykata, por 52-vjeçari e ka thyer këtë urdhër dhe mbrëmjen e 13 shtatorit ka shkuar në shtëpinë e saj me qëllim për ta marrë forcërisht, ku ka hasur në rezistencën e të atit 67-vjeçar, që mbeti i plagosur.
"Erdhi sepse donte të merrte çupën, siç e mori herën e parë. Donte ta merrte për herë të dytë.Në momentin që goditi me drapër, mua më prekun venen dhe iku gjaku... nuk kisha më fuqi. Kishte edhe sëpatë me vete. Ai ra në pus me ujë 5 metra, doli me anë të tubit të pompës. Unë nuk i shkova me qëllim të keq që ta dëmtoja, se isha vetë në gjendje kritike ngaqë më iku gjaku. Erdhi shoqëria përqark aty me ndihmoi. Erdhi edhe policia me shumë vonesë.. Ai doli nga pusi dhe e kapi policia... Ka mundësi të jetë në pus drapëri dhe telefoni i tij”, rrëfen i moshuari.
Pavarësisht kësaj dëshmie, policia shprehet se vajza ka qenë bashkëjetuese me 52-vjeçarin, gjë që kundërshtohet prerazi nga i ati.
"Është marrë me forcë, jo për bashkëjetesë!"
Aktualisht 52-vjeçari mbahet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatë për masën e sigurisë. Teksa është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, ai ka pretenduar se nuk e ka përdhunuar 34-vjeçaren, por ka bashkëjetuar me të.
-
MONSTRA SI ZEQINEJA CA PRET ME KUCEDER KOMPLET
Përgjigju









Komente
Komento