TIRANË- Daja i Hekuran Billës i vrarë 3 ditë më parë në Tiranë, Kujtim Lleshi e ka përshkruar nipin e tij krejtësisht ndryshe, duke thënë se është i indinjuar që në në media është përfolur si "kontigjent kriminal" "vrasës" apo që merrej me drogë e prostitucion.

Daja zbulon se Billa në Londër është marrë me mundje, ku sipas tij për dy vite rresht ka fituar vendin e parë në të gjithë Britaninë, e ndërsa për vrasjen e Prel Markut, daja thotë se ai nuk ka asnjë lidhje.

"Te vrane per se dyti nipi im i dashur.
Ti pate fatin e keq te perballesh me kriminele,dhe humbe jeten por ne patem fatin e keq te degjojme nga mediat lajme te felliqura qe tu ngarkuan ty.
Kush ishte Hekuran Billa.
Ne Vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukesit ne Londer. Ishte 19 vjeq.Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes.
U shpall dy vite rrjesht kampion i gjith Britanise ne mundje.
Ate kohe kur ne nuk e njihnim akoma shijen e dokumentave,Nipi im fitoi qytetarine Britanike.Kjo si rezultat i sjelljes shembullore dhe sukseseve ne sport.
Fati i keq i tije qe u ndodh ne vendin e gabuar,ne nje lokal ku u krye nje vrasje.Miku i tij i afert ishte perplasur me nje grup njerezish dhe ate nate rane ne gracken qe ju pregatit....rezultati u vra njeri nga kundershtaret.|
Nipi im u arrestua dhe u denua se bashku me ate personin qe kreu vrasjen...
Si gjithmone qe ne e hame mori denimin maksimal.
Une nuk kuptoj se si mund ti vishen nje njeriu,te gjith ato akuza,kur ai ishte ne burg i akuzuar vetem per vrasje.
Ku ishte prostitucioni?
Po droga?Ku i moren keto informacione....
Nipi u lirua me kusht sepse cdo rrethane e lehtesonte....qindra mijra njerez te njohur e panjohur qe moren sot pjese ne varrim e deklaruan sjelljen e tije perfekte....
Ishin sot intelektuale artiste qe e oercollen ne banesen e fundit...
shte nje fatkeqesi qe i ndodhi,por u perlye me fjalet,kontigjent krimi precedente penale,vrases etj.
Jane me qindra qe kane njohur dashamiresine e tije...
Por si cdo gje qe eshte ketu paradoks edhe per nipin tim keshtu ndodhi.
Paqi faqen e zeze o gazetare te felliqur.
Zoti te dhurofte parajsen nip...
Faleminderit ju miq qe me ngushelluat...."
, shkruan në letër daja.

Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së enjtes te Komuna e Parisit, pranë qendrët regtare Kristal. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t'iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t'u larguar. Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
U ekzekutua te Komuna e Parisit/ Pjesëtari i OTR këngë për Hekuran Billën: U vranë 3-4 veta në Londër, e dinë kush o kon, shqipja e ka traditë me qit në pushkë si veteran

Hekuran Billa, i njohur ndryshe si "Daja OTR", për shkak se ishte pjesë ekëtij grupi, i është thurur edhe një këngë për historinë e tij. Kënga është kënduar nga Lili Koli dhe mban titullin "Hije e Burgosut". Në këtë këngë, përshkruhet historia e djalit kuksian, e ndërsa flet edhe për historinë e vrasjes së "3-4 vetave në Londër", mes tyre edhe Prel Marku, për të cilin është akuzuar Billa.  

Një pjesë e tekstit të këngës
Piktoroje veten si hije të burgosme
Situatën përshkruaje me zemër të plagosme
Më kujtohet kur mora TT leckë  të palosme
Për ca t'i mshelën hekra sot
Kriminel në dosje

(...)
U vranë 3-4 veta në Londër, e dinë kush o kon
Origjinë kuksian, shqipe kavalier
(...)

E ti nanë fshije lotin djalin tënd që vjen në Tiranë
Se shqipja e ka traditë për me qit në pushkë si veteran|
E kur cubat qajnë, bie shi, në qiell shkaktohet rrufeja
Shkunden malet, bëhen hi
Krejt geto i vika era