-
Terrorizuan Shkodrën duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet Viktor Marku e 2 kushërinjtë e tij! Në 2020 u prangos për vrasjen e Hekuran Billës, por u la i lirë
Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Viktor Marku është personi që qëlloi, ndërsa ka qenë i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë
3 Gusht 2024, 09:25 -
Kronikë
Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku! Asnjë i dënuar për atentatin e bujshëm tek 'Komuna Parisit'
Afro një vit pas arrestimit në Mal të Zi si i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim ndaj Hekuran Billës, Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali nga burgu shkojnë në arrest shtëpie
27 Shtator 2021, 14:32 -
Kronikë
Bashkëpunoi me gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Hekuran Billës, KLP shkarkon prokurorin Bujar Memia
Pas gati 10 muajsh pasi Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD), i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prokurorit Bujar Memia të shkarkohej sa më parë, më në fund ka një vendim nga KLP. Me 10 vota pro dhe 1 kundër shkarkohet Memia, ish-prokurori i Krujës.
31 Mars 2021, 12:59 -
Ekskluzive/ Enkelejda Hoxha rrëfehet nga qelia dhe hap letrat: Si i lirova të dënuarit para kohe, gabova me Hekuran Billën, si unë kanë vepruar edhe gjyqtarë të tjerë
Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha tregon rrethin të personave të përfshirë në lirimin para kohe të të dënuarave, pranoi se kishte bërë shkelje me lirimin e Hekuran Billës që u vra më pas dhe kërkoi marrëveshje me ILD për një masa disiplinore të lehtë. Një përgjigje edhe për komentet e politikës pas arrestimit nga SPAK
16 Mars 2021, 08:09 -
Shokët e Enkelejda Hoxhës që u hapën dyert e burgut kriminelëve nga Aliaj, Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni tek ‘ustallarët’ e Gjykatës së Lartë, të rrezikshmit që u liruan
Si u kthye në biznes lirimi të dënuarve me burgim të përjetshëm nga qelitë gjatë 10 viteve të fundit, asnjë nga gjyqtarët e përfshirë nuk e kaloi dot Vetingun, ndëshkimi i tyre nisi vetëm pas miratimit të reformës në drejtësi.
13 Shkurt 2021, 16:14 -
Favorizoi lirimin e Hekuran Billës që u vra në 11 qershor, ILD-KLP-së: Shkarkoni prokurorin Bujar Memia
Më 15 shkurt, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e dytë për shkarkimin e një prokurori. Report Tv mëson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurotit të Krujës, Bujar Memia pasi sipas hetimit të ILD-së, ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa, i cili pas lirimit u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë.
31 Janar 2021, 15:46 -
SPECIALE/ ‘57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima’/ 2020-ta, nga ekzekutimet tek dorëheqja e Lleshajt (VIDEO)
2020-a u mbyll me 57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima. Nga hakmarrjet e deri tek përplasjet mes bandave. I krahasuar me një vit më parë, numri i ngjarjeve kriminale është i njëjtë. Janë 57 ngjarje të regjistruara në të dyja vitet, në 2020-ën, ashtu edhe në vitin 2019. Dallimi bëhet vetëm në numrin e viktimave, ku në vitin aktual janë dy të vdekur më shumë.
31 Dhjetor 2020, 18:30 -
Adjola Lakra ndryshon dëshminë: Rrugës kur po shkoja të takoja Hekuran Billën mësova nga lajmet se e kishin vrarë, u ktheva në shtëpi! Gjykata e lë në burg
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjes e Hekuran Billa, në 11 qershor 2020 në Tiranë. Adjola Lakra, vajza e cila u arrestua së bashku me Sebastian Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës, ka rrëfyer detaje konkrete lidhur me mënyrën e rënies në kontakt me Billën dhe krijimi i lidhjes intime me të.
13 Korrik 2020, 12:24 -
Dyshohet bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, lihet në burg Gjekson Pusi! S’ka akuzë për atentatin ndaj Fatjon Harushës
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Gjekson Pusin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin ndaj Hekuran Billës dhe autor në atentatin ndaj Fatjon Harushës kushëririt të dëputetit të PS, Luan Harusha.
2 Korrik 2020, 15:43 -
Ngjarjet e bujshme kriminale të 2020-ës, 24 vrasje në 6 muaj! 12 menjëherë pas karantinës
Gjashtë mujori i parë i 2020-ës tronditi vendin me 24 vrasje. Vetëm në 70 ditë nga rikthimi në normalitet pas karantinës për shkak të situatës me koronavirusin, në gjithë vendin u shënuan 12 ngjarje kriminale. Gazetari Merin Maçi na sjell përmbledhjen e krimeve më të bujshme dhe ecurinë e hetimeve.
1 Korrik 2020, 14:30 -
Vrasja e biznesmenit Billa/ Arrestohet personi i katërt, transportoi me makinë Viktor Markun! I njëjti autor që qëlloi drejt kushëririt të deputetit të PS
Gjekson Pusi 33 vjeç është personi i katërt i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Pusi u arrestua këtë të martë, ndërsa sipas policisë është i njëjti autor me ngjarjen në Shkodër, ku qëlloi me armë zjarri në drejtim të Fatjon Harushës kushëririt të dëputetit të PS, Luan Harusha.
30 Qershor 2020, 15:58 -
Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'
Adjola Lakra, e dashura që nxori në pritë Hekuran Billën për tu ekzekutuar në zonën e Komunës së Parisit te Kristali, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës ku është vendosur masa 'arrest me burg' deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen. Lakra tha se nuk ka asnjë lidhje me atentatin dhe ka mohuar të ketë marrë para nga Viktor Marku dhe ish i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.
29 Qershor 2020, 10:03 -
U infiltrua nga hasmi/ Biseda e fundit e Billës me të dashurën, telefoni i hapur edhe pas ekzekutimit! Vajza iku me nipin e autorit, u filmuan nga kamerat
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet. Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim.
27 Qershor 2020, 09:54 -
Ekzekutimi në Tiranë/ Hasmi i infiltroi të dashurën Billës, që ta nxirrte në pritë! Zbardhet dëshmia e vajzës së arrestuar: Më pagoi Viktor Marku
Arrestohet një 26-vjeçare si bashkëpunëtore për vrasjen e Hekuran Billës. Me arrestimin e Adjola Lakrës, shkon në tre numri i personave të arrestuar lidhur me këtë ekzekutim. Hakmarrja për këtë ngjarje është pikërisht pista kryesore në të cilën po zhvillohen hetimet.
26 Qershor 2020, 11:39 -
Ekzekutimi i Billës/ Dëshmia e Markut: S'kam vrarë njeri! Avokati: U arrestua pa urdhër ndalimi! Sebastian Mali student i shkëlqyer i Juridikut! Nesër vendimi
"Nuk kam vrarë njeri, policia të gjej kush e vrau Hekuran Billën pasi unë isha në Mal të Zi". Me këtë Alibi, Viktor Marku ka mohuar përfshirjen në atentatin e 11 qershorit ku u vra Hekuran Billa. Ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë për të, u shty derisa në dosje të futet edhe praktika e ndalimit nga policia malazeze për të dyshuarin Viktor Marku.
22 Qershor 2020, 10:49 -
Makinat me qira zbulojnë përfshirjen e dajë e nip në atentatin e Hekuran Billës, tregtari u nxori emrin në polici (Detajet)
Viktor Marku, hasmi i Hekuran Billës rezultonte prej 19 janarit 2020 jashtë Shqipërisë. Hyri ilegalisht në Shqipëri, mori “Smart-in” me qira në Shkodër dhe planifikuan vrasjen e Billës. Nipi i tij Sebastiani mori makinë me qira për të dashurën, por koordinoi sulmin me armë ndaj Hekuran Billës.
21 Qershor 2020, 09:15