Daja: Partizanin e penalizoi dëshira për fitore për tre pikët! Duro: Jam i lumtur, Laçi e dominoi sfidën (VIDEO)

Partizani u ndal dje në një barazim 1-1 me Laçin, duke mos përfituar plotësisht nga humbja e Vllaznisë kryesuese me Tiranën. Pavarësisht kësaj të kuqtë e ngushtuan diferencën me 1 pikë, duke e çuar në 3. Në përfundim të ndeshjes me kurbinasit, trajneri i Partizanit Ilir Daja, deklaron se entuziazmi ndikoi për të mos marrë tre pikët.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Në aspektin e motivimit, dëshirës, sakrificës për ta fituar këtë ndeshje ekipi ishte në nivelin e duhur. Madje ky lloj motivimi dhe dëshire për ta fituar ndeshjen ndikoi në prishjen e ekuilibrave. Që do të thotë nëse prishen ekulibrat do të ketë një harxhim më të madh të energjive.”

Për autorin e golit te Partizani, Erald Çinari, pasaktësia në sulm i kushtoi dy pikë të kuqve.

Erald Çinari, futbollist i Partizanit: “Besoj duhej të shfrytëzonim më shumë rastet që kishim dhe do të dilnim me tre pikë. Normalisht nuk jemi të kënaqur pasi duhej të merrnim maksimumin e pikëve, por e rëndësishme është që nuk hëmbëm.”

Ndërkohë në kampin kundërshtar janë të lumtur me barazimin. Trajneri i Laçit Shpëtim Duro thotë se skuadra e tij e dominoi sfidën.

Shpëtim Duro, trajner i Laçit: “Jam i kënaqur me lojën, por edhe me rezultatin, sepse quhej ndeshje në transfertë. Në këtë aspekt i kemi marrë Partizanit 5 pikë. Edhe në lojë kemi qenë më mirë pavarësisht 10 minutave në pjesën e parë. Jam shumë shumë i kënaqur me skuadrën.”

Të mërkurën Partizani udhëton në Fier për javën e 22 të Superligës, ndërsa Laçi përballet me Kukësin.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh