Dajti gjyqtarit: Vajza jote lidhje
me kunatin tim, fotoja në gjyq
Dritan Dajti ka kërcënuar gjyqtarin Idriz Mulkurti se, ka në dorë disa fakte në lidhje me vajzën e tij. Deklarata është bërë nga i pandehuri Dajti në nisje të seancës së rradhës ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
TIRANE- Dritan Dajti ka kërcënuar gjyqtarin Idriz Mulkurti se, ka në dorë disa fakte në lidhje me vajzën e tij. Deklarata është bërë nga i pandehuri Dajti në nisje të seancës së rradhës ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. “Unë kam fakte, mesazhe, video dhe fotografi që tregojnë se vajza jote është në një lidhje dashurie me kunatin tim”, ka thënë Dajti në seancën e djeshme, duke iu drejtuar gjyqtarit Mulkurti.
Sipas Dajtit, meqë vajza e gjyqtarit është në një lidhje dashurie me kunatin, Mulkurti tani është në konflikt interesi dhe duhet të japë dorëheqjen nga vazhdimi i gjykimit ndaj tij. Por ky nuk ka qenë kërcënimi i vetëm i Dajtit, pasi një seancë më parë ai i’u drejtua gjyqtarit se: “Mushkonjat nuk ishin asgjë përpara asaj që mund të ndodhte”.
KËRCËNIMI I DAJTITKur gazetarët dhe personat e tjerë kanë qenë në pritje të nisjes së gjyqit ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009, ka ardhë edhe kërcënimi më i rëndë ndaj gjyqtarit të çështjes, Idriz Mulkurti. Dajti ka kërkuar tërheqjen e gjyqtarit Idriz Mulkurti, relatorit apo kryesuesit të trupës gjykuese, duke i ofruar në sallën e gjyqit fotografi dhe përgjime që lidheshin, sipas tij, me vajzën e gjyqtarit.
Pas kësaj seanca ëhstë ndërprerë dhe drejtuesit e kësaj gjykate janë thërritur me urgjencë të mblidhen në gjykatë për të shqyrtuar situatën e krijuar. Më shumë se subjekti i historisë së ofruar, për të cilën nuk bëhen të ditura detaje, gjykatësit janë alarmuar për faktin se njerëzit e Dajtit, jashtë sallës së gjyqit, ndiqnin lëvizjet e familjarëve të gjykatësve dhe jetën e tyre private, siç duket dhe në fotot që po boton “Shqiptarja.com”.
KËRCËNIMI I MËPARSHËMGjykatësi Idriz Mulkurti ka marrë edhe në seancën parardhëse një kërcënim publik dhe të rëndë nga i pandehuri Dritan Dajti, më i rëndi i bërë deri tani publikisht në adresë të një gjykatësi, para kamerave. Dajti kishte deklaruar për Mulkurtin se “I ke hapur vetës telashin më të madh të jetës tënde. Do të shikosh se çfarë kë për të parë”. Nuk dihet nëse ajo që i’u ofrua në sallën e gjyqit gjykatësit ishte pikërisht ajo që kishte paralajmëruar Dajti, më parë.
Ndërkaq burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se, gjatë tërë ditës së djeshme kanë qenë në mëdyshje nëse, gjykatësi që mori kurajën ta hapte gjyqin më dramatik të historisë së drejtësisë shqiptare dhe që shtyhet prej më shumë se katër vjetësh, do të jepte dorëheqjen. Por në orët e mbrëmjes është bërë se gjykatësi Idriz Mulkurti kishte vendosur të mos dorëzohej. Deri tani të gjithë gjykatësit që kanë marrë përsipër këtë çështje janë tërhequr.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print), 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.7%
-
Të gabuar
86%
-
Nuk e di
1.3%
Vota total: 229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33