Dajti: Jam gati të ballafaqohem me
Gashin për vrasjen e Duçkollarit
Dritan Dajti sfidon sërish drejtësinë shqiptare duke pranuar se mund të vazhdojë gjykimin pa praninë e avokatit mbrojtës, por vetëm me një kusht: Dajti kërkon një ballafaqim në seancë të hapur për mediat.
TIRANE- Dritan Dajti sfidon sërish drejtësinë shqiptare duke pranuar se mund të vazhdojë gjykimin pa praninë e avokatit mbrojtës, por vetëm me një kusht: Për të zhbllokuar këtë proces Dajti kërkon një ballafaqim në seancë të hapur për mediat dhe publikun me Flamur Gashin .
Flamur Gashi është pyetur nga prokuroria në cilësinë e personit që ka dijeni për faktet dhe provat për të cilat gjykohet Dajti, si dhe gjatë operacionit për arrestimin e këtij të fundit sipas organit të akuzës Gashi ka qenë pjesë e skuadrës së policë që kishin detyrë arrestimin e të pandehurit.
Përpara se Dajti të merrte fjalën, kryesuesi i trupit gjykues, Idriz Milkurti lejoi për pak momente kamerat për të vazhduar më pas me dyer të mbyllura. Ai gjitjhashtu njoftoi të pandehurin se Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e tij për përjashtimin e trupit gjykues.
Në seancë janë paraqitur avokatët Elton Shametaj dhe Arjan Kafazi të cilat kanë refuzuar të mbrojnë Dajtin. Më pas gjykata caktoi dy mbrojtës të rinj Fatjon Kostën dhe Fatlin Bardhin si dhe vendosi që gjyqi i radhës të zhvillohet më datën 24 korrik.
Vetë Dajti para se të largohej nga salla tha se “për vrasjen e Sajmir Duçkollarit nuk ka asnjë aktekspertizë, fakt, apo procesverbal që të vërtetoj se Duçkollari është vrarë nga një armë e përdorur prej meje.
Gjithashtu duke ju drejtuar Idriz Milkurit kryetarit të trupit gjykues, Dajti tha se ka ende për të folur qoftë dhe për lidhjet që Milkurti ka me ngjarjen e Tropojës vite më parë, ku mbetën të vrarë dy policëve në komisariatin e Tropojës kohë që përkon me funksionin e Milkuritit si gjykatës në atë rreth.
Ndërsa prokurori ka kërkuar nga gjykata që të bëhet kujdes me deklarimet që bën Dajti pasi këto ballafaqime janë bërë njëherë dhe asokohe janë vlerësuar nga gjykata si sekret dhe ky proces është bërë me dyer të mbyllura, por bërja publike në këto moment mund të dëmtonte personat e përfshirë dhe të lidhur me krimin ku mbetën të vrarë 4 policë.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.7%
-
Të gabuar
80.4%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 158
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33