Dajti, kërkon urdhërin
e prokurorit për armët

Dajti, kërkon urdhërin<br />e prokurorit për armët
Sërish është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në seancën e djeshme, Dajti ka ka kërkuar një urdhër të prokurorit, për oficerët e Policisë Gjyqësore për kqyrjen e librit të armatimit, të ditës kur ka ndodhur masakra në Durrës, ku u vranë 4 policisë. I akuzuari për vrasjen e katër policëve në Durrës i ka kërkuar gjykatës aktin me të cilin prokurori i kërkonte SHKB-së delegimin e oficerëve për verifikimin dhe bllokimin e armëve që kanë pasur policet ditën e ngjarjes. Gjykata ka urdhëruar që Dajtit t’i vihet në dispozicion ky akt dhe seanca është mbyllur, pasi nuk është pranuar kërkesa e tij.

Procesi ndaj të dyshuarit si autor i masakrës së Durrësit zvarritet prej dy vitesh dhe gjykata nuk po gjen asnjë rrugëzgjidhje. Dajti akuzohet se qëlloi për vdekje katër oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duckollari, të cilët ishin pjesë e skuadrës që tentoi t'i vinte prangat njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arrati. Procesi ndaj tij është një ngërç prej shumë kohësh, ku asnjë zgjidhje s’është mundur t’i jepet prej drejtësisë. Një avokat ka propozuar ta mbrojë Dajtin në këmbim të 200 mijë eurove, por kjo kërkesë është rrëzuar, duke e lënë procesin në një udhëkryq.

 Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë