TIRANE -
Dritan Dajti, i dënuari që do i duhen katër jetë për të shlyer vrasjen e 4 policëve në Gusht të 2009-ës, i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kërkuar dënim më të ulët. Ashtu si në 276 seancat e zhvilluara ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Dajti i është drejtuar i vetëm Gjykatës së Apelit per te ndryshuar vendimin e Krimeve te Renda, pa u përfaqësuar nga avokat.
Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, Dajti u dënua më 23 Korrik të këtij viti me 4 burgime të përjetshme për secilin nga policët që vrau dhe mori pafajësi vetëm për plagosjen e shokut të tij, Ledion Mara, i cili ndodhej në makinë me Dajtin gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Dritan Dajti u kthye në vrasës të katër efektivëve të policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj në aksionin për arrestimin e tij në Plazhin e Durrësit më 7 Gusht të vitit 2009.
Dajti ishte në kërkim pas arratisjes së bujshme nga Gjykata e Faktit në Tiranë, ku rigjykohej për vrasjen e një biznesmeni të ndërtimeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16.7%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33