“Saimir Duçkollarin nuk e kam vrarë unë, atë e ka vrarë me breshëri automatiku Flamur Gashi”. Sipas Dajtit, Duçkollari ka qenë në fund të automjetit tip Tuareg dhe është qëlluar nga pas shpine. Një tjetër version ka prokuroria e cila thotë se Duçkollari është qëlluar sapo ka hapur derën e automjetit për të neutralizuar Dajtin i cili ishte person në kërkim dhe duhej të arrestohej.
Dajti hedh poshtë këtë version duke bërë kështu një akuzë të fortë për forcat e rendit, pasi sipas tij e vërteta e vetme është që Duçkollari është qëlluar nga kolegu i tij Flamur Gashi .
Në sallën e gjyqit, ishin dhe familjarë të policit të vrarë.
Seanca është mbyllur me largimin e Dajtit pasi mungonin avokatët mbrojtës. I pandehuri ka thënë se në seancën e radhës do të flasë për të vertetat në lidhje me Arjan Muçën, i cili në atë periudhë ishte pjesë e grupit special për arrestimin e Dajtit dhe sot drejton Zyrën e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)