Dajti: Të pyetet ish-shefi i armatimit
policët me armë të paregjistruara

Dajti: Të pyetet ish-shefi i armatimit<br />policët me armë të paregjistruara
TIRANE- Në seancën e sotme gjyqësore Dritan Dajti akuzoi policinë se ka lëshuar dokumente false për armatimet e policëve që morën pjesë në aksion, pretendim i cili nuk është pranuar nga prokurori i çështjes, Ardian Nezha.

I pandehuri pretendon se policët kanë patur armë të paregjistruara.

Dritan Dajti ka kërkuar dëshminë e ish-shefit të Armatimit në Policinë e Shtetit, Reshit Spahiu, dhe më pas është larguar nga salla.
 
Seanca e zhvilluar për Dritan Dajtin ka zgjatur vetëm disa minuta, duke shënuar një tjetër seancë të dështuar pasi avokati i Dritan Dajtit, nuk është paraqitur.

Procesi ndaj të dyshuarit si autor i masakrës së Durrësit zvarritet prej dy vitesh dhe gjykata nuk po gjen asnjë rrugëzgjidhje. Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 qëlloi për vdekje katër oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duckollari, të cilët ishin pjesë e skuadrës që tentoi t'i vinte prangat njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arrati. Procesi ndaj tij është një ngërç prej shumë kohësh, ku asnjë zgjidhje s’është mundur t’i jepet prej drejtësisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë