TIRANË - Dritan Dajti lëshon sërish akuza të forta nga salla e gjyqit. Dajti ka kërkuar zhvarrimin e trupit të Kastriot Feskajt, efektivit të policisë që gjeti vdekjen në operacionin për kapjen e këtij të fundit. Sipas Dajtit në trupin e Feskajt ndodhet një predhë e cila qëllimisht ende nuk është ekzaminuar nga prokuroria.
E pikërisht në këtë predhë, deklaroi Dajti para gjykatës, është dhe përgjigja se kush ka vrarë Kastriot Feskajn, në ngjarjen e 7 gushtit të vitit 2009. Trupi gjykues i kryesuar nga Idriz Milkurti, ka vendosur që për këtë kërkesë të shprehet në një moment tjetër gjykimi, ndërsa i pandehuri ka deklaruar se në seancën e radhës do të bëjë me dije dhe autorin i cili ka qëlluar pas krahëve, Feskajn.
Kastriot Feskaj gjeti vdekjen në operacionin e 7 gushtit të vitit 2009, ku si pjestarë i njësisë special të policisë Gos shkuan në Golem për të arrestuar Dritan Dajtit. Sëbashku me feskajn gjetën vdekjen dhe 3 kolegët e tij Saimir Duçkollari, Fatos Xhani e Altin Dizdari.
Prokurori Ardian Nezha ka kërkuar rrëzimin e kësaj kërkesë pasi ky veprim sipas prokurorit do të ishte një vrasje e dytë për Feskajn dhe familjarët. Duke rimarrë sërish fjalën, Dajti deklaroi se do të ishtë në nder dhe interes të kujdo që të dihej vrasësi i vërtet i oficerit të policisë.
Po ashtu Dajti shpjegoi se efektivi i policisë nuk ka gjetur vdekjen nga plumbi i dalë nga pistoleta e tij, plumb që e ka kapur në parakrah por nga plumbi që ka pas koke.
Para largimit nga salla e gjyqit Dajti kërkoi dhe përjashtimin e trupit gjykues, ndërsa seanca e radhës u shty për më datë 4 nëntor ku u përcaktuan dhe dy avokatë mbrojtës nga lista kreysisht.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com