Dako: Do pastrojmë e vëmë në
punë 240 km kanale vaditëse

DURRËS- Do Pastrojmë dhe vëmë në punë 240 km kanale vaditëse që nuk kanë funksionuar prej vitesh. Këtë ka premtuar kandidati i majtë për bashkinë e Durrësit vangjush Dako gjatë takimeve që pati me banorët e zonës së Rrashbullit në Durrës.

Ai ka thënë më tej se do të marin zgjidhje njëherë e mirë problemi i furnizimit me ujë, falë një ivestimi të rëndësishëm për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësist me Bankën Botërore. 
 
Ai ka zhvilluar disa takime me banorët në këtë zonë, një nga më të rëndësishmet e bashkisë së re të Durrësit, në të cilën gërshetohen tokat bujqësore, bregdeti si dhe një rrjet i gjerë infrastrukturore. Kjo komunë, e shkrirë tashmë me bashkinë e re, është drejtuar për 24 vjet nga ana e të zgjedhurve të kandiduar nga PD-ja.
 
Banorët e zonës shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e furnizmit me ujë të pijshëm, mungesën e funksionimit të kanaleve vaditëse, si dhe mungesën e një rruge të përshtatshme automobilistike.
 
Nga ana e tij, kreu i Bashkiës,  Dako, deklaroi se gjithçka do të gjejë zgjidhje pas 21 qershorit, dhe se modeli i qytetit të Durrësit për transformimet rrënjësore të bëra në infrastrukturë, do të zbatohet edhe për zonat që i janë bashkëngjitur rishtazi kësaj bashkie.
 
Dako deklaroi se, “Do të rikonstruktohet rruga kryesore në Rrashbull që në vitin e parë të mandatit të ri si dhe do të pastrohen dhe do të jenë funksionalë 240 km kanale vaditëse që nuk janë vënë në funksion prej vitesh”.
 
Më tej, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, premtoi dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, për Rrashbullin. 
 
Në bashkëpunim me Bankën Botërore,” - tha më tej Dako, “do të realizojmë investime të rëndësishmë për përmirësimin e rrjetit të ujësjellsit dhe e gjithë Bashkia e re e Durrësit, do të ketë furnizim 3 herë më shumë sesa është furnziuar deri më tani”.
 
Në këtë mënyrë do të zgjidhim njeherë e përgjithmonë këtë problem, tha Dako, gjatë takimeve të zhvilluara me banorët e zonës së Rrashbullit.
dako
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët