Dako flet për 'CENSUSIN' e PS: Drejtori i Ujësjellësit dhe Astrit Avdyli bashkëpunuan si dy militantë të mirë

Një bisedë e përgjuar, transkriptimi i të cilës u botua në median gjermane "Bild" është edhe ajo mes Astrit Avdylit dhe drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi. Mes tyre flitet për lista punonjësish që janë me PD-në dhe kundër tyre: edhe njëherë këtu Avdyli vete propozohet për të ndërhyjë pranë atyre punonjësve duke kërkuar votat.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako shpjegoi në Repolitix se të gjitha partitë, edhe PS, funksionon me atë që ai e quan "Cencusi", që ka të bëjë me listat dhe verifikimet se si janë të orientuar politikisht qytetarët e asaj zone.

"Ai nuk është person i administratës, ai është një përgjegjës i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve për zonën e Shijakut, i cili nuk ka të drejtë  të heqë njerëz nga puna. Listat, patronazhimi apo censusi që i themi ne, është një  detyrë që e ka cdo organizatë e PS, e cila merr listën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë dhe i sponton: Ky është refugjat, ku nuk vjen në votim, ku është më pikëpyetje, ku voton për PS, kur për PD", tha Dako.

Pse këto lista i kërkoi Astrit Avdylaj, u pyet Dako nga gazetari Denis Minga. Ai përgjigjet: Avdyli është vetëfutur".

"Ai po punon për fushatë për të ndihmuar PS. Po punon si një militant i thjeshtë. Në Shijak dhe në shumë qytete të vogla të Shqipërisë kjo është forma e fushatave. Njerëz që nuk ta merr mendja që merren me fushatë, janë njerëz që marrin taksinë, veturën e vet, furgonin, marrin njerëz i fusin në makinë dhe i sjellin në qendrën e votimit. Punojnë më shumë se një militant partie", tha Dako.

Edhe për drejtorin e Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi, ai thotë se është një militant që ka bashkëpunuar me Avdylin po si militant për të ndihmuar në fushatë.

"Ai nuk është ndonjë zyrtar shteti, ai është militant për vete, dhe të dy militantët bashkëpunojnë me njëri tjetrin, ai është militant i ri dhe tjetri i thotë silli listat se të drejtoj unë", tha Dako.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit tha se në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Durrësit është bërë një hetim nga prokuroria dhe ka rezultuar që nuk ka pasur asnjë heqje nga puna.

"Shumë ndërmarrje shtetërore u vunë në akuza për heqje njerëzve nga puna, edhe Bashkia e Durrësit është akuzuar. E gjithë ndërmarrja e ujesjëllësit të Durrësit kaloi në kontroll të prokurorisë për këtë proces. Dhe kishte vetëm dy raste që kishin dalë në pension punonjësit dhe ishin zëvendësuar, dhe nuk u gjet asnjë fakt. Votën t'i nuk ja ke parë kurrkujt dhe prokuroria ka hetuar gjatë procesit zgjedhor", theksoi Dako.


Lajmi kryesor:

Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët