Në kuadrin e 12 qershorit, Ditës Botërore Kundër Punës së Detyruar të Fëmijëve, u organizua mbrëmja e bamirësisë “Melodia e Shpresës”, me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, në plazhin e Durrësit. Dako u shpreh se mandati i ardhshëm do ti kushtohet njerëzve në nevojë duke theksuar se fondi për këtë shtresë do të jëtë 3 herë më i madh se i mandatit të kaluar
“Ky mandat i ardhshëm i Bashkisë së Durrësit do të jetë i fokusuar në ndihmën që bashkia do të japë në favor të njerëzve në nevojë. Kjo është një sfidë e madhe që kemi përpara. Ka shumë njerëz të cilët kanë problematika nga më të ndryshmet. Janë shumë gra që kanë humbur bashkëshortët dhe kanë shumë fëmijë për t’u kujdesur. Ka njerëz me aftësi të kufizuar që kanë nevojë për një dorë ku të mbështeten, dhe këtë dorë ata do ta kenë këtë mandat, duke ju dhënë më shumë shërbime e duke shtuar fondet e bashkisë për ta,” – tha Dako. Ky fond i veçantë,” –vazhdoi më tej ai,- “do të jetë 3 herë më i madh se fondi i realizuar gjatë mandatit që po mbyllim. Gjithashtu, meqënëse tashmë, kemi një territor më të gjerë në bashkinë e re të Durrësit, të gjitha godinat e komunave dhe bashkive që nga Sukthi, Manza, Ishmi, Katundi i Ri dhe Rrashbulli, do të kthehen në qendra komunitare për të gjithë fëmijët, për të gjithë njerëzit që janë në nevojë,” – u shpreh Dako.
Ndërkohë, që nga muaji prill i këtij viti, në Durrës, Bashkia në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Drejtave të Fëmijëve, kanë ngritur grupe pune në terren, të cilët kanë si mision identifikimin e fëmijëve dhe familjeve që janë në situatë rruge dhe shfrytëzohen për punë, lypsari apo trafikim.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO