Dako me bizneset fasone: Kujdes
social e rol për gruan në qeverisje

Bashkia e Durrësit jo vetëm ka punuar për modernizimin e qytetit nëpërmjet investimeve shumë planëshe në rrugë, hapësira publike, ndriçim, mjedis, shkolla, kopshte, sheshe, parqe, kanalizime si dhe me projekte madhore që po ja ndryshojnë faqen Durrësit, por edhe në drejtim të rritjes së rolit të gruas në jetën e qytetit, si dhe të kujdesit social ndaj saj. Këtë fakt kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e ka nënvizuar edhe gjatë një serie takimesh të zhvilluar në Shkozet, në ambientet e disa aktiviteteve tregtare në fushën e rrobaqepsisë, ku shumica e të punësuarve janë gra.
 
Kryebashkiaku Dako duke parë stampat e punimeve të këtyre rrobaqepsive me markën “Made in Albania” deklaroi se mijëra gra e vajza që punojnë në fasonët e Durrësit kontribuojnë me punën e tyre cilësore në ngritjen lart të emrit të vendit. Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia do të jetë në mbështetje të sipërmarrësve dhe u zotua për uljen 30 % të taksës së pasurisë së tyre.
 
dako ne rropaqepesi

Gjatë këtyre takimeve kryebashkiaku Dako ka vënë theksin në punën e vazhdueshme të Bashkisë që barazia gjinore të mos jetë një deklamim politik, por një realitet konkret. Dako ka nënvizuar përpara të pranishmeve se Bashkia e Durrësit është e para në Shqipëri që ka hapur një zyrë për barazinë gjinore.
 
dako ne rropaqepesi

“Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me hapjen e kësaj zyre, por kemi zhvilluar edhe punë konkrete në drejtim të ndihmës sociale që u kemi afruar shumë grave në nevojë. Kjo është një provë serioze e angazhimit tonë që puna e Bashkisë të ketë edhe dimensionin social, dimension i cili ka të bëjë me dinjitetin njerëzor dhe ndërtimin e një shoqërie sa më të drejtë”, ka nënvizuar Dako.
 
dako ne rropaqepesi

Sipas tij, Bashkia, ashtu si deri më sot, do të vijojë me politikat e saj mbështetëse në drejtim të rritjes së rolit të gruas jo vetëm në zhvillimin e qytetit, por edhe të rritjes së mbështetjes sociale për këtë kategori, si dhe të promovimit të vlerave të tyre. 
 
Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit do të vazhdojë punën e saj në drejtim të transformimit të qytetit në gjithë territorin e ri të Bashkisë për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët