Stacioni i radhës i kandidatit të majtë Vangjush Dako ka qenë komuna e Katundit të Ri, e cila me ndarjen e re administrativo-territoriale bëhet pjesë e bashkisë së re të Durrësit. Gjatë vizitës së tij Dako ka premtuar ndërtim të rrugëve parësore e dytësore ndihmë për zhvillimin e sipërmarrjeve të agrobiznesit si dhe pastrimi i rezervuarëve në këtë zonë.
Pastrimi i 240 km kanale vaditëse të papastruar për 25 vjet me radhë, vënia në punë e rezervuareve, ndërtimi i rrugëve parësore e dytësore, si dhe ndihma konkrete për zhvillimin e sipërmarrjeve të agrobiznesit, ka qenë angazhimi i Dakos për zhvillimin e kësaj komune, e cila shtrihet në një zonë fushore me kushte të favorshme për zhvillimin veçanërisht të agrobiznesit.
“Bashkia e Durrësit do të jetë në mbështetjen tuaj Do t’ju mbështesim në këto nisma, duke krijuar kushte lehtësuese, pasi tokën bujqësore, këtë pasuri të paçmuar që na e ka dhuruar natyra, duhet ta shfrytëzojmë për rritjen ekonomike për çdo familje .Jemi duke parë nga afër të gjithë problemet që ka bujqësia, dhe ne si Bashki kemi për detyrë pastrimin e të gjithë kanaleve vaditëse të cilët më pas do t’ju shërbejnë për ujitje(vaditje)” – tha ai, – duke u angazhuar se “240 km kanale do të jenë të pastruar gjatë mandatit të ardhshëm",- u shpreh Dako.
Ai ka vizituar një plantacion agrumesh e më pas është takuar me fermëerët e vreshtarive dhe pularie. Duke shpjeguar më tej vizionin dhe projektin konkret për zhvillimin e bujqësisë, Dako foli më tej për nismën e krijimit të Inspektoratit të arave, si një nga instrumentet e rëndësishëm për lehtësimin e procedurave për pastrimin dhe vaditjen e tokave bujqësore, si dhe rikonstruksionin e rrugëve që të cojnë në parcelat bujqësore.
“Falë punës suaj keni krijuar këto vreshta,” – u shpreh më tej z. Dako, duke shtuar se “mbështetja jonë për vreshtarinë do të jetë shumë e madhe”. Ka ardhur moment, theksoi ai që në të përcaktojmë kulturën bujqësore që do të duhet të ushtrojmë, favorizuar nga toka prodhuese dhe klima e përshtatshme që kjo zonë ka. Jemi të vendosur që ta ndihmojmë këtë nismë, këtë ide të banorëve të kësaj zone”. Jemi të impresionuar nga puna e madhe që këta njerëz bëjnë, dhe do të bëjmë çmos që shteti të mbështesë nisma e ide të tilla, të cilat e çojnë ekonominë e kësaj zone përpara dhe gjithë Durrësin drejt zhvillimit” - tha Dako.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO