Kandidati  i majtë Dako ka deklaruar  në zonën e Shkozetit se në muajt janar-shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha blloqet e banimit do të rikualifikohen për të vazhduar me lyerjen e fasadave dhe izolimin me polisterol të pallateve me sistemin kapot, në mënyrë që banorët të kursejnë energjinë elektrike dhe të kenë banesa të ngrohta në dimër.

Në takimin me banorët e lagjes 14 në Shkozet, kandidati i ASHE-së Dako ka deklaruar se mandati që vjen pas këtyre zgjedhjeve do të ketë në qendër të punës rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritje të fondeve për familjet në nevojë dhe vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e zonës.
 
 “Në muajt korrik-gusht, pas një viti, zona e Shkozetit dhe gjithë Durrësit do të ketë tre herë më shumë ujë të pijshëm. Projekti për ndërtimin e linjës së re të ujit dhe stacionit të pompimit në vendburimin në Fushë-Milot nis që këtë vit, dhe në përfundim të tij, zgjidhim një herë e mirë problemin e furnizimit me ujë”- tha Dako

dako
 
Kreu i bashkisë së Durrësit ka shtuar:

“Premtimi im para jush është që të keni besim se të gjithë projektet që kemi jemi zotuar për të realizuar në katër vitet e ardhshme në Durrës do të bëhen realitet falë punës tonë dhe mbështetjes së Qeverisë Rama. Qeveria ka premtuar se do na mbështesë me projekte të ndryshme për nxitjen e punësimit dhe krijimin e klimës lehtësuese për bizneset e të gjtiha llojeve.”-u shpreh kandidati Dako

dako
 Foto të tjera 

Redaksia online
(S.Mshqiptarja.com)