Dako premton në Manzë: Ulim
30% taksën e pasurisë për biznesin

Kandidati i ASHE për Durrësin Vangjush Dako deklaron se do të ulët me 30 përqind taksa e  pasurisë për bizneset, për ti dhënë një shtysë dhe dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve vendas Në Manzë. Premtimin Dako e ka bërë gjatë  takimeve që ka zhvilluar me sipërmarrës të fushave të ndryshme në Manzë.

Dako ka shpreshur se do të jetë vazhdimisht pranë biznesit dhe në mbështetje konkrete ndaj tij për të krijuar lehtësirat e nevojshme, por edhe mbështetje për fermerët.

Dako ka vizituar fillimisht një sipërmarrës që ushtron aktivitetin në fushën e  materialeve inerte, duke parë nga afër teknologjinë dhe produktet e prodhuara nga kjo sipërmarrje. Në bashkëbisedimin me sipëmarrësit z. Dako iu ka bërë të ditur atyre se do të ulet 30 përqind taksa e pasurisë për bizneset, ndërkohë që të tjera lehtësira do të ketë për sipërmarrësit me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.

“Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet 30 përqind për ti dhënë një shtysë dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve. Të gjitha taksat që paguajnë bizneset dhe banorët e qytetit Durrësit si dhe të fshatrave që do të jenë pjesë e bashkisë së re, ne do tua kthejmë në shërbime duke përmirësuar infrastrukturëne tyre të shoqëruar me gjelbërim dhe ndriçim”.

Më pas kryebashkiaku Dako ka vizituar edhe një kompleks serash që janë ndërtuar nga fermerët vendas në Manzë.
Duke parë kulturat e ndryshme që kultivohen në këto sera, kryebashkiaku Dako e vuri theksin tek shtimi i produkteve bujqësore bio, si produkte që kanë kërkesa të larta si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.

Duke biseduar me fermerët Dako u zotua se bashkia e Durrësit do të mbështesë dhe orientojë feremerët që të shtojnë prodhimet bujqësore bio, ato të vreshtave dhe kulturës së ullirit për të garantuar rritje të të ardhurave të tyre. Nga ana tjetër kryebashkiaku Dako u angazhua për përmirësimin e infrastrukturës si dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse për ti dhënë një shtysë pozitive zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.
dako
dako
dako
 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët