Dako shuan misterin dhe rrëfen me kë ka folur te 'përgjimet': S'është Astrit Avdylaj

Vangjush Dako ka zbuluar në studion e "Repolitix" personin me të cilin ka folur në audiopërgjimin e publikuar nga gazeta gjermane "Bild". Përballë gazetarit Denis Minga, Dako është shprehur se ai nuk është zëri i Astrit Avdylit, por i një familjari të tij, ndonëse nuk ka thënë një emër konkret. Kryebashkiaku theksoi se ajo telefonatë është manipuluar, me qëllim që të krijohet një lidhje Dako- Avdylajn, gjë për të cilën ai thotë se është e pabazuar askund.

"Unë e kam thënë që nuk është Astrit Avdylaj, është një person  nga familja e tyre i cili komunikon me mua, por jo Astrit. Kjo jo se ndryshon rrjedhjen e telefonatave, por është manipuluar me qëllim që të lidhin të gjithë telefonatat e tjera, 5 të tjerat me Vangjush Dakon. Ka qenë një mendje djallëzore për të çorientuar opinioni publik. Në këtë rast, kjo telefonatë nuk është zëri i Astrit Avdylaj. Nuk mabj mend të kem folur ndonjëherë në celular me Avdylajn", u shpreh Dako.

Biseda e parë mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos- (pa datë)/ (Dako thekson që nuk është Astrit Avdylaj)

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?
Vangjush Dako: Hehehehe
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë...
Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla...
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?
Vangjush Dako: Janë aty ata apo?
Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë...
Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s'bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot


Lajmi kryesor:

Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë