Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra së fundmi nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për emërime abuzive në bashki.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dako shkruan se për çështje të këtij lloji merret gjykata dhe jo “larva e peshkut të rezervatit”, duke trajtuar me nota sarkastike kështu raportin e Salianjit me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako:

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh.”

Paraditen e sotme, deputeti demokrat Ervin Salianji e akuzoi Vangjush Dakon për lidhje me kriminelët në Durrës, në kuadër të blerjeve të votave për llogari të pushtetit legjitim të kryeministrit Edi  Rama.