Dako-Sejdini drejt mandatit të 4-t? Taulant Balla: Ligji e lejon, por vendos PS!

5 kryebashkiakë të Partisë Socialiste, 2 të Partisë Demokratike dhe një i pavarur që tashmë janë duke përfunduar mandatin e tretë në detyrë, sipas Partisë Socialiste ligjërisht mund të rikandidojnë, edhe pse në vitin 2014 u miratua një ligj që ndalon më shumë se 3 mandate.

Numri dy i kësaj partie, Taulant Balla ju përgjigj pyetjes së Report TV për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, duke iu a lënë derën e hapur.

“Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe ju të gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve.

Ky është vlerësimi im juridik, pjesa tjetër është vlerësim politik që unë ju thash që mos hyni në emra, sepse nuk është momenti për të hyrë në emra. Të gjithë kanë të drejtë të garojnë, por do të jetë PS dhe strukturat e saj ajo që do vlerësojë se kush do tëketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019”.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Nga sot PS do të nisë një fushatë llogaridhënie deri në fund të muajit qershor, ku qeveria qendrore dhe ajo lokale do të komunikojë me qytetarët.

Ne fillojmë prej sot një llogaridhënie publike të të gjitha nivele, që do të thotë nga kryeministri tek drejtuesit politik të qarqeve, ministrat e kabinetit, zv.ministrat e më pas kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e të gjitha shërbimeve publike kalojnë përmes një dhënie llogarie përpara qytetarëve në komunitetet e tyre. Në të 321 njësitë administrative të vendit, në të 61 bashkitë, në12 qarqe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë analizë. Ne e konsiderojmë të nevojshme të komunikojmë me ata gjithçka që kemi bërë në këto 6-7muaj të parë të mandatit tonë të dytë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Kjo sipas numrit dy të Partisë Socialiste është një zgjidhje vetëkontrolli kur mundon një opozitë reale.

Disa prej politikave tona të ndërmarra, planet e investimeve, projektet e mëdha, të cilat janë pjesë e këtij procesi dhe në mungesë të një opozite normale në kuvend, që do të kish qenë mirë që ky proces llogaridhënie të bëhej në fillim në Kuvend, ne po kalojmë për ta bërë llogaridhënien drejtpërsëdrejti me qytetarët. Në fund të këtij procesi, ku do të mbahet shënim,çdo ankesë e çdo qytetari, çdo propozim dhe ide që mund të jetë e mirë për tu reflektuar në vendimmarrjen tonë. 

Taulant Balla

Në përfundim të kësaj fushate, në ditët e para të korrikut, PS do të mbledhë asamblenë për të rivlerësuar kryebashkiakët dhe këshilltarët e saj, ndërsa në shtator, do të bëhet bilanci i qeverisë, nëse do të nevojiten apo ndryshime në kabinetin “Rama II”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Bashkëbisedimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me gazetarët

Bashkëbisedimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla me gazetarët

Kryeministri tha në Asamble se do të ketë deri në shtator një proces analize për të bërë një bilanc se cilët ministra kalojnë testin për të qëndruar në detyrë dhe cilët jo. A mund të na thoni si do të bëhet ky bilanc për ministrat dhe a keni një ide se kush mund të rrezikojë paraprakisht?
Ne fillojmë prej sot një llogaridhënie publike të të gjitha nivele, që do të thotë nga kryeministri tek drejtuesit politik të qarqeve, ministrat e kabinetit, zv.ministrat e më pas kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e të gjitha shërbimeve publike kalojnë përmes një dhënie llogarie përpara qytetarëve në komunitetet e tyre. Në të 321 njësitë administrative të vendit, në të 61 bashkitë, në12 qarqe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë analizë. Ne e konsiderojmë të nevojshme të komunikojmë me ata gjithçka që kemi bërë në këto 6-7muaj të parë të mandatit tonë të dytë.

Disa prej politikave tona të ndërmarra, planet e investimeve, projektet e mëdha, të cilat janë pjesë e këtij procesi dhe në mungesë të një opozite normale në kuvend, që do të kish qenë mirë që ky proces llogaridhënie të bëhej në fillim në Kuvend, ne po kalojmë për ta bërë llogaridhënien drejtpërsëdrejti me qytetarët. Në fund të këtij procesi, ku do të mbahet shënim,çdo ankesë e çdo qytetari, çdo propozim dhe ide që mund të jetë e mirë për tu reflektuar në vendimmarrjen tonë, ne do të hartojmë një raport përfundimtar, i cili mban në vetvete dhe vlerësimin sesi qytetarët mendojnë për çfarë kemi bërë deri tani si dhe identifikohen edhe personat, të cilët në detyrën e tyre të bërë deri më tani populli shqiptarë vlerëson se nuk ka qenë në lartësinë e detyrës.

Nuk është një fushatë elektorale, por në fakt ngjason me një fushatë zgjedhore, sikurse ndodh në çdo fushatë zgjedhore partitë paraqiten para popullit për të marrë vlerësimin e tyre, ne nuk jemi në fushatë, por jemi në një vlerësim të popullit. E vetmja gjë që ndryshon është që në fund nuk do të ketë një proces votimi normal, por për PS ai do të konsiderohet një proces vlerësimi për tu marrë në konsideratë dhe për të reflektuar. Shqiptarët e mirëpresin, duan të bëhen pjesë e këtij vlerësimi dhe ne i garantojmë që do ta kryejmë këtë proces me seriozitetin maksimal.

Pse deri tani në qershor. A ka lidhje kjo me kohën kur pritet të jepet rekomandimi. Jemi më pak se një vit nga zgjedhjet ku u zgjodhën deputetët e rinj dhe kabineti qeveritar?
Është normale që një forcë politike serioze bën bilancin e qeverisjes së vet përpara atyre që i kanë dhënë mandatin, ne kemi mare një mandat më 25 qershor të vitit 2017 në aleancë dhe bashkëqeverisje me qytetarët e thjeshtë. Kemi kryer deri tani një proces llogaridhënie dhe analize në nivel ministra përballë Grupit Parlamentar dhe në fund të këtij procesi kemi hartuar një raport të performancës së secilit prej ministrave në sektorin që ai mbulon dhe tani pjesa tjetër vazhdon me anëtarët e tjerë të koalicionit tonë qeverisës, që janë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Është pjesë e kontratës sonë të 25 qershorit. Ne u kemi thënë njerëzve që koha kur qeveritë japin llogari para popullit vetëm një herë në 4 vjet kur voton, ka marrë fund me 25 qershorin.

Ky do jetë një proces i vazhdueshëm. Edhe portali “Shqipëriaqëduam.al” është dimensioni dixhital i këtij procesi llogaridhënës, i cili në vlerësimin tim deri më tani ka ecur mirë, por ende nuk është në nivelin e duhur po të kemi parasysh mos=reflektimin në ankesa në portal të shumë problematikave lokale, të cilat nëse kanalizohen përmes portalit marrin zgjidhje të menjëhershme. Ne të gjithë strukturën organizative të PS duhet ta vëmë në funksion të shprehjes në portal pikërisht për të thithur sa më shumë probleme të qytetarëve dhe për të marrë zgjidhje.

Është pritur pak me habi pyetësori që ju i keni drejtuar kryetarëve të bashkive mbi të cilin do të bazohet dhe performanca e tyre. Si do funksionojë vlerësimi i punës së tyre?
Pyetësori është pjesë e një matrice të vlerësimit të performancës, mbi të cilën bëhet një raport. Pyetësori ka të bëjë me një pjesë të këtij vlerësimi. Duam të krijojmë një raport të disa çështjeve të rëndësishme të qeverisjes lokale. Vlerësimit të taksave lokale, performcancës së shërbimeve në nivel bashkie dhe çështjeve të tjera. Pjesë e këtij vlerësimi do të jenë edhe sondazhe, për të kuptuar se si vlerësojnë qytetarët që kanë votuar 3 vite më parë kryetarët e bashkive të propozuara nga PS dhe mbi bazën e tyre do të hartojmë një raport përfundimtar. Jo vetëm kryetarët e bashkive, po marrim të gjithë përfaqësuesit tanë në qeverisjen vendore. Partia Socialiste tashmë ka ndezur motorët për garën elektorale të zgjedhjeve vendore të 2019. Se cili nga ata do të ketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019, kjo është pjesë e këtij vlerësimi dhe pjesë e performancës së tyre.

Pse kaq shpejt keni ndezur motorët me më shumë se një vit avancë?
Ne nuk po presim zgjedhjet për të bërë një llogaridhënie përpara qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm, por po shkojmë përpara tyre për të bërë një bilanc të qeverisjes sonë deri më tani, qoftë asaj qendrore, qoftë asaj lokale. Mbi bazë të vlerësimit ë tyre do të bëjmë një raport, i cili është i rëndësishëm për të përmirësuar shërbime të caktuara, të cilat nuk janë në nivelin e duhur, për të zëvendësuar përfaqësues tanët në zyra të caktuara që kanë nivel përfaqësimi politik që nuk kanë performuar në nivelin e duhur dhe për të përgatitur ekipin që do të përfaqësojë PS-në në zgjedhje.

Nëse ju merrni për standard ndonjë parti politike që listën e përfaqësuesve të vet e bën një natë përpara afatit elektoral, kjo është referencë e gabuar në bibliografinë tuaj të punës. Ajo që për ne është e rëndësishme është që, një parti serioze bën këtë që po bëjmë ne.

Përtej vlerësimit të partisë për kryetarët e bashkive, z. Rama foli për një votëbesim popullor të kryetarëve socialistë të bashkive. Çfarë do të thotë votëbesim popullor. Do të kalojnë përmes primareve kandidaturat e PS-së për kryetar baskisë? Teknikisht si do të realizohet votëbesimi?
Së parë ne jemi në fazën që po hartojmë një raport të performancës, i cili është një raport analitik i bazuar në indikator të cilësisë së shërbimeve publike që ofrohen, të marrëdhënieve me njerëzit, korrektesës së programit mbi të cilin ne kemi marrë besimin e tyre në një shumicë të rrallë në këto 27 vite demokraci. Mbi bazën e këtyre në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të jetë pas përfundimit të këtij procesi, ne do të bëjmë publik edhe mënyrën se si do të funksionojë vlerësimi i komuniteteve për secilin prej kryetarëve të bashkive apo grupit të këshilltarëve.

Si e lexon Partia Socialiste ligjin për qeverisjen vendore për kufizimin me tre mandate të kryebashkiakëve që kanë tashmë tre mandate. Sipas jush a ka mundësi juridike të rikandidojë Qazim Sejdini, Vangjush Dako apo të tjerë?
Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe jutë gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese.

Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve. Ky është vlerësimi im juridik, pjesa tjetër është vlerësim politik që unë ju thash që mos hyni në emra, sepse nuk është momenti për të hyrë në emra. Të gjithë kanë të drejtë të garojnë, por do të jetë PS dhe strukturat e saj ajo që do vlerësojë se kush do tëketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019.

Rama paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar në shtator nëse do të jenë të nevojshme. Përtej performancës së ministrit a do të ndiqet e njëjta taktikë edhe elektorale organizative për zgjedhjet e 2019. Do të ketë ministra që do të lehtësohen nga barra e dyfishtë, ndonëse mund të kenë një performancë të mirë në dikasterin e tyre?
Procesi i llogaridhënies do të na japë ne një pasqyrë të qartë të performancës. Edhe në mbledhjet e Grupit Parlamentar me ministrat ka pasur kritika konstruktive për sektorë të caktuar, ku ende performanca jonë nuk është në nivelin që qytetarët presin. Sa kohë që ne kemi treguar aftësinë dhe kapacitetin tonë për të reflektuar në raste kur e kemi kuptuar që një politikë e caktuar në një sektor të caktuar nuk ka performuar dhe nuk ka gjetur besimin e njerëzve, kemi treguar që dimë të ndryshojmë.

Pa e nxjerrë nga konteksti, edhe rasti i Kuksit, tregoi se pavarësisht domosdoshmërisë së tarifimit në funksion të garantimit të të ardhurave për mirëmbajtjen e rrugës, ndoshta konsultimi publik me popullin e Kuksit duhet të kishte qenë më i gjatë në kohë dhe më gjithëpërfshirës, për të parandaluar që element të caktuar të shpërdorohen për arsye politike dhe për të krijuar një kosto, qoftë financiare, qoftë politike për vendin. Për çdo lloj politike të kësaj natyre, çdo lloj projekti të madh publik, duhet të paraprihet nga një proces konsultimi të gjerë. Pasi të kemi dëgjuar qytetarët, flas këtu për projektin Thumanë-Kashar, apo projekte të tjera, duhet të kalojnë përmes konsultimeve publike, që opinion të jetë i sqaruar për domosdoshmërinë që ka ky shërbim.

Nëse Asamble u raportua se 7 kryetarë bashkie të PS-së, nuk i janë përgjigjur pyetësorit tuaj. Çfarë ndodh nëse nuk bashkëpunojnë kryebashkiakët tuaj për të bërë këtë matje performance. A janë ata automatikisht të skualifikuar?
Mund t’ju them që sot i kanë dorëzuar të gjithë. Atë ditë në asamble u raportua ajo shifër e saktë deri në atë moment. Sot, ne fazën e parë të procesit të vlerësimit e kemi mbyllur, sepse kemi marrë prej të gjithëve. Në 2019 ne duam të hyjmë në një aleancë vetëm me qytetarët e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi.

A do ta fali partia znj. Spiropli që nuk i tregoi emrat e shokëve, meqenëse ju bë një vërejtje publike?
Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen ka ngritur një strukturë të mirë deri në këtë nivel, por ajo që ju thash pak më sipër lidhet me një fakt tjetër. Ne nuk jemi të kënaqur ende me shtrirjen e aksesit të komuniteteve, njerëzve në portalin “Shqipëriaqëduam.al” dhe në procesin e bashkëqeverisjes në tërësi. Pra përgjegjësia e koordinatorit kombëtarë dhe atyre në nivel qarqesh, bashkish dhe njësive administrative është që:Nëse ka një shqetësim që transmetohet në media ai duhet të kanalizohet edhe përmes rrjetit që ne kemi organizuar.

Ka një problem mjedisi në një lagje të qytetit apo në një zone rurale, për ne është e rëndësishme që një prej banorëve apo disa prej banorëve, nëse është një të kanalizojë ankesën dhe Ministria e Mjedisit të marrë masat e menjëhershme dhe nëse janë shumë në mënyrë të menjëhershme një interpelancë me Ministrin e Mjedisit, ku të gjenden fajtorët e asaj situate me mjedisin në atë zonë.

Pra ditën që koordinatori ynë i bashkëqeverisjes në njësinë administrative X apo në bashkinë Y nuk raporton problematika të këtij lloji, atëherë procesi që ne kemi ngritur nuk është funksional dhe për këtë kryeministri ka kritikuar punën e deritanishme të këtij rrjeti të koordinatorëve të bashkëqeverisjes, të drejtuar nga kolegia Spiropali.

A keni ndonjë këshillë për ministrat që besoj deri në shtator nuk do ti zërë gjumi për ti shpëtuar gijotinës për nga mënyra organizative. Çfarë duhet të bëjnë ata ndryshe për të shpëtuar?
Të qenurit ministër do të thotë të mos të zëri gjumi katër vite rresht, jo mos të zëri gjumi deri në shtator. Në ditët në vijim ju do të informoheni për axhendën e ministrave në procesin e llogaridhënies, i cili do të preki të gjithë territorin e Shqipërisë, sikurse nuk duhet lënë pas dore dhe axhenda e tyre funksionale në ministritë që ato drejtojnë. Kur bëhen bashkë komunikimi me njerëzit me detyrën funksionale të ministrit në ministrinë që drejton, jam shumë i sigurt që edhe preformanca e tyre është më e lartë. Sa kohë që adreson çështje, të cilat publiku mendon që janë prioritare.

Gjyqtari më i ndershëm dhe i pandikuar në procesin e qeverisjes janë njerëzit, sa kohë që marrim nga njerëzit atë që ata mendojnë dhe kërkojnë edhe performance e tyre do të jetë më e mirë. Një parti serioze si e jona këtë proces e ka angazhim përpara qytetarëve. Ne kemi një ekip të shkëlqyer qeverisës. Arsyeja e këtij vlerësimi ka të bëjë pikësëpari që është kjo qeveri që po qeveris vendin që mundësoi që Shqipëria të marrë rekomandimin pozitiv, pa asnjë kusht për hapjen e negociatave. Është ky vlerësim që tregon se Shqipëria me këtë qeveri, me këtë kabinet dhe me kryeministrin Edi Rama është në drejtimin e duhur. Këtë nuk e them unë, por e thotë progres raporti i Komisionit Europian.

Është institucioni ku taksapaguesit europianë kanë dhënë besimin për të bërë gjithë vlerësimin e performancës së vendeve aspirante për të qenë një ditë anëtare të BE-së. Ka qenë po kjo qeveri, e cila ka vazhduar ti qëndrojë besnik një për një angazhimeve që kemi marrë më 25 qershor. U angazhuam që procesi historik i reformës në drejtësi dhe vetingut do vazhdojë përpara. Sot jemi në një proces vetingu, ku ditë për ditë në mediat tuaja raportohen rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët largohen dhe përjashtohen nga pallati i drejtësisë, për shkak se janë “inkompatibël” me standardet e drejtësisë së re që ne po ndërtojmë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasoni: 02/05/2018 01:46

    E kam the dhe Po e PERSERIS sa te jete Taulant Kokelopa PS do ti humbe ZGJEDHJET

    Përgjigju
  • Hamzai: 02/05/2018 01:43

    Sejdini nga TOKA Gjyshua nga deti dhe Rama mbeshtetesi I trafikut SHTETEROR te droges mos u lodhni kot edhe sejdini edhe gjyshua do fitojne ne ELBASAN dhe DURRES ndoshta dhe roshi do kanidoje ne KAVAJE dhe ka per te fituar Dhe KANIDATI me I ri per te kapur Tiranen Sajmir Tahiri do fitoje ne Tirane as BASHA as Luja nuk e NDALON dot Ramen per SHQIPERINE QE DUAM ME KOKAINE PER PS

    Përgjigju
  • lulimiri: 01/05/2018 16:57

    Eh cfare mjeshtrash jane keta socialistet Keta jane specialiste jo socialiste. E interpretojne ligjin si te duan. Kur dnin te hiqnin kryeprokurorin ligji kishte fuqi prapavepruese. Te njejten gje bene edhe PD me Ina Ramen. Keshtu eshte ky vend republike bananesh ku ligjin e ben Maliqi.

    Përgjigju
  • Suta: 01/05/2018 15:06

    Po gjushi do ne Durres sa te jetoj vini nji tjrter se na è boni Durrsin beton

    Përgjigju
  • redi: 01/05/2018 14:41

    Taulant ke te drejte tua lesh deren hapur lal Sejdinit dhe Gjushit , se eshte timonieri qe vendis dhe nuk pyet asnji . Zgjedhjet bashkiake duhet te percohen nga fryma e re , ku socialisteve ky kontifjent nuk i mungon . Kush ka vite ne krye te bashkive te iki . Cdo bashki duhet te kete mbi tre kandidat nga socialustet , qe para se te shkojne ne zgjedhje te votohet nga elektorati socialist per te psre kudh gexon simpatine e vazes dhe per rrjedhoj te kete siguri ne fitore . Lereni metoden qe deri tani venfosin organet por populli socialust ne baze

    Përgjigju
  • Blenard: 01/05/2018 13:47

    Ore po ky dako e ka ber durrsin si afganistan si do te rrij ky akoma aty ky esht per burg un e kam votuar ramen ne 2017 po kandidoj ky edhe pse nuk jam durrsak kete do mari rama

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/05/2018 13:09

    Dinastë bimbashë kalbësira yyyyyt! Njerëz të rinj duam o fundërrina!

    Përgjigju
    • Trutharja: 01/05/2018 15:45

      Taulant Baj...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë