KUKËS- Analizat e ujit në Kukës janë publikuar dhe rezulton se nuk kanë përmbajtje bakteriologjike. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Instituti i Shëndetit Publike, uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.
“Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka patur helmim të qytetarëve nga uji. Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër”, tha Gjici.
Gjici bëri me dije se ka nisur furnizimi me ujë edhe në zonën e lagjes Muja të Shtiqnit, ku ka pasur shqetësim nga bonarët se uji ka qenë i ndotur.
“Me ujë po furnizohen edhe banoret e lagjes Muja të Shtiqnit ku pati shqetësime të banorëve për ndotjen e ujit, 5 shtëpi kane patur këtë shqetësim”, vijoi ai.
Sipas kryebashkiakut të Kukësit, seklartat për helmimin kanë qenë trillim i disa politikanëve.
"Ne s’po fshehim asgjë, jemi transparentë, jemi të vëmendshëm për çështjen e ujit të pijshëm, tre here në ditë bëjmë kontrolle dhe analiza" tha Gjici.
Një ditë më parë, Gjiçi deklaroi se uji në lagjen Muja të Shtiqnit ishte përzier me ujin vaditës. Nisur nga deklaratat e mjekëve se rreth 50 pacientë u paraqitën në spital me simptoma helmimi dhe shqetësimin e qytetarëve për ndotjen e ujit, Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!
16 Shkurt, 16:15
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
Protestë kundër kompanisë turke që shfrytëzon kromin në Has: Nga shpërthimet me dinamit në minierë u dëmtuan 11 banesa
12 Shkurt, 15:42
-
SPECIALE/ Qilimat e Kukësit shiteshin si sixhade persiane në komunizëm, pas çdo punimi artizanet qëndisnin shtetin ku eksportoheshin
8 Shkurt, 11:19
-
Morinë, kosovari tenton të hyjë në kufi me 16 mijë euro të padeklaruara
8 Shkurt, 10:38
-
‘S’ka si e bën Allahu më keq!’ Fëmijët e Kukësit shkojnë në shkollë të mbuluar nga balta, rrugët të paasfaltuara (VIDEO)
7 Shkurt, 16:16
-
VKM/ Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca! Zëvendësohet nga Dritan Baji
5 Shkurt, 16:36
-
SPECIALE/ Nga turizmi familjar në atë të aventurës, Fushë Studën dhe Liqeni i ngrirë i Kallabakut, dy destinacionet dimërore
2 Shkurt, 14:49
-
Kukës/ Futi në Shqipëri mallra kontrabantë, arrestohet një person, 2 të tjerë në pranga për trafikim narkotikësh
1 Shkurt, 10:56
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Kërkoi lirimin e parakohshëm për shkaqe shëndetësore, Safet Gjici mbetet në burg! Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit (VENDIMI)
30 Janar, 11:45
-
Kukës/ Reshje shiu intensive gjatë natës dhe rrëshqitje dherash e gurësh! Ja akset më problematike, shoferët këshillohen të kenë kujdes (VIDEO)
30 Janar, 09:38
Kta rrejn,e verteta ka ken njeshtu se uji i pishem ka vite qe I shet men ujit te vaditjes jo jam ma i paster se ti je pis etj etj,edhe nga nervat uji vaditjes ka shku e ka hi me zor ne tub mas dreke kur tubat e ujit te pishem kan ken bosh.
Përgjigju