Dalin FOTOT dhe EMRAT, këta janë 5 të rinjtë që abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren në Kosovë! Protesta në Tiranë, Prishtinë e Shkup

Dalin FOTOT dhe EMRAT, këta janë 5 të rinjtë që abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren në Kosovë! Protesta në Tiranë, Prishtinë e Shkup

5 të rinjtë që abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren në Kosovë

KOSOVË- Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri…këto janë 5 djemtë të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës.

Fotot e tyre kanë nisur të postohen nga shumë persona në rrjetet sociale duke u cilësuar nga opinion publik si “monstra”, teksa sot në 2 kryeqytetet shqiptare, Prishtinë e Tiranë do të zhvillohen protesta që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Nga Sheshet e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës protestohet sot në “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.  

Në Prishtinë, protestuesit janë përqendruar para kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë ku në shenjë revolte, kanë hedhur bojë të kuqe. Të pranishëm ishin edhe figura publike si Dafina Zeqiri dhe ish presidentja Atifete Jahjaga. Ndërsa protestuesit ishin kujdesur që të mbanin pankarta me mesazhe për t'i dhënë fund abuzimit seksual ndaj të miturve dhe grave.

Ndërkohë që në Tiranë, protesta u parashikua në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza”, kurse në Shkup në orën 17:00.

SI ndodhi ngjarja?

Ngjarja raportohet  të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur.  Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani  dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Pasa kësaj ngjarjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen, teksa vendimi i tij është mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Protesta për të miturën e abuzuar në Prishtinë, Meta: Akt i rëndë, tronditi shoqërinë shqiptare! Shpreh mbështetjen time

1661940748_ilrimeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur protestën për 11-vjeçaren e abuzuar seksualisht në Prishtinë. Ai shkruan se ky akt i rëndë ka tronditur shoqërinë shqiptare. Meta ka shprehur mbështetjen e tij për të dhe familjen e saj.

‘Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën 'Solidaritet me Prishtinën' e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin "Nënë Tereza" për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona’- shkruan Meta.

Ora 15:59
FOTOLAJM/ Abuzimi seksual ndaj 11-vjeçares, qytetari merr qenin në protestë, i var pankartën në qafë: Bubi, mos e lësho përdhunuesin

1661954583_Sequence03.00272407.Still056.jpg

Në protestën për përdhunimin e 11-vjecares në Prishtinë, qytetarët ishin kujdesur që të bënin pankarta dhe të jepnin mesazhe nga më të ndryshmet për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj të miturve. Një prej protestuesve kishte marrë qenin dhe i kishte vënë në qafë 2 pankarta, në të cilat shkruhej: “Bubi mos e lsho përdhunuesin, qkyje krejt!! S’di me shkru, as me lexu, kur m’thu jo, di me ngu!!”

Ora 15:45
Abuzimi seksual ndaj 11-vjeçares, dhjetëra qytetarë protestojnë në Prishtinë! Dafina Zeqiri e shoqëron Atifete Jahjagën

Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë kundër dhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona. E pranishme ishte edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga bashkë me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Në fotografitë e publikuara Jahjaga shkruan: “Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë! Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju”.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 01/09/2022 08:04

    Duhet edhe kundër Ballkanit të hapur të dilni se mjaft më me dokrra....

    Përgjigju
  • Ajo: 31/08/2022 09:18

    Fytyrat si serb i kane, femije te rritur nga prinder te felliqur qe i mesojne gjerat me te pista qe sa lindin se ka bo nona cun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën