TIRANE - Rrjetet sociale, por jo vetëm – edhe disa media online në vend – kanë “vluar” nga disa foto intime të një burri i prezantuar si Dritan Prifti, gjatë kohës kur ish-politikani drejtonte ministrinë e Energjisë.
Dy fotot e shkëputura nga një video, shfaqin “Priftin” me një vajzë në shtrat, identiteti i të cilët nuk dihet.
Nuk dihet kush është personi që i ka bërë publike për herë të parë këto foto, të cilat u përhapën vrullshëm në rrjetin social Facebook, ndërsa edhe shumë media online nuk i shpëtuan dot “tundimit” për t’i botuar. Shqiptarja.com ka zgjedhur të mos bëjë publikimin e tyre për të ruajtur privatësinë jo vetëm të ish-ministrit (që tashmë nuk ka më asnjë funksion publik) por edhe të vajzës emri i të cilës deri më tani nuk është bërë i ditur.
Po ashtu, mbetet i paqartë qëllimi i publikimit të fotove pikërisht në një moment kur Prifti është bërë “aktiv” kohët e fundit në debatin politik pas shpërthimit të skandalit të CEZ.
Fotot mendohet të jenë shkëputur nga një video e regjistruar në kohën kur Dritan Prifti ka qenë ministri i Ekonomisë dhe Energjisë në vitet 2011. Në fakt “thashethemet” për një regjistrim intim të ish-politikanit janë përhapur vite më parë, por Dritan Prifti i kish mohuar këto zëra.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com