Dalin FOTOT/ Kush janë 2 vajzat turiste që humbën jetën në Valbonë, u ra sipër një ortek dëbore! Më to edhe dy persona të tjerë, shpëtuan me lëndime të lehta

Dalin FOTOT/ Kush janë 2 vajzat turiste që humbën jetën në Valbonë, u ra sipër një ortek dëbore! Më to edhe dy persona të tjerë, shpëtuan me lëndime të lehta

Baets Myrthe , Joanna Blocaille dhe foto nga kerkimet

KUKËS- Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze janë turistet e huaja që humbën jetën tragjikisht teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë. Mbrëmjen e djeshme, ato po lëviznin në shtegun Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.

Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 Maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, i cili ka marrë pjesë në aksion, ka bërë me dije se dy vajzat turiste ishin duke e kaluar shtegun veror Theth-Valbonë kishin rrëshqitur në borë, (segmenti më i pjerrët, dhe vend i shumë aksidenteve) duke rënë në humnerë ku edhe rënia kishte pasoja fatale e cila çoi deri në vdekje. Së bashku me vajzat kanë qenë edhe dy persona të tjerë e kishin menaxhuar situatën dhe kishin shpëtuar vetëm me lëndime.

Edhe më parë janë shënuar raste tragjike gjatë kalimit të shtegut Theth-Valbonë, pasi turistët e huaj të cilët eksplorojnë zonën nuk e njohin terrenin. Ndërkohë një rast tragjik u shënua edhe një ditë më parë edhe në kanionet e Osumit, ku rrjedha e lumit mori para turistin holandez, Jules Schurmmans, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës