Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri

Nga tabela zyrtare e KQZ-së për ndarjen e mandateve parlamentare sipas qarqeve, rezulton se në Regjistrin e Gjendjes Civile figurojnë pothuaj 4.63 milionë shtetas shqiptarë. Nga ana tjetër, në Censin e fundit figuruan 2.4 milionë banues brenda Shqipërisë. Pra, plot 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri.

Po cilat qarqe kanë deficitet më të mëdha?

Duke kryqëzuar të dhënat e KQZ-së me ato të Censit (shihni tabelën më poshtë), rezulton se deficitin më të madh e ka Qarku Vlorë (62.3%), i ndjekur nga qarku Gjirokastër (58%) dhe Qarku Shkodër (59.95).

Nga ana tjetër, Qarku Dibër ka deficitin më të vogël (37.1%), i ndjekur nga Qarku Berat (37.6%) dhe Qarku Tiranë (37.8%).

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 07/12/2024 06:53

    Shqiperia ka emigrazione me te larte se vendet qe jan ne lufte. Shume mire se gjithkush ka te drejte te ndertoje jeten ku te doje por boll me keto pordhopatriotizma se kerkush nuk ju detyron te largoheni e nje jet te thjesht e nderton edhe ketu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare