Pamje tronditëse nga Greqia, ku zjarret kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa flakë deri në 20 metra të larta po djegin gjithçka gjejnë përpara. Në zonë e Varybobi janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme.
Si pasojë e zjarreve u bllokuan disa banorë, por fatmirësisht u bë e mundur që të shpëtoheshim. Deri më tani janë evakuuar katër zona, Mortero, Adames, Fasideri dhe Ano Varybombi, në rajonin e Attica. Të gjithë banorëve iu dërgua një mesazh nga Mbrojtja Civile ku thuhej: "Nëse jeni në Thrakomakedones ose në Varybobi, evakuohuni tani në Acharnes!".
Sipas mediave greke, vatrat e zjarrit janë shumë të shpërndara, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e flakëve. Ndërkohë është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale Athinë-Lamia.
Në aksion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 60 zjarrfikës, 4 helikopterë dhe 4 avionë, por nuk po bëhet e mundur vënia e zjarreve nën kontroll.
-
Po si eshte e mundur?!!... Po jane 60 zjarrfikes per te shuar zjarret?!!... po si eshte e mundur kjo papergjegjshmeri dhe neglizhence e skajshme nga ana e vete popullit. Po kur nuk ngrihen as per te shpetuar kokat e shtepite e pronat e tyre e ç'prisni me nga keta dykembesha te mbaruar?!!... Po i gjithe populli DUHET te ngrihet dhe te ndihmojne me çu ze dora e me sa kane mundesi per fikjen e ketyre zjarreve, e jo te rrine e te bejne sehir. Njerezit po vdesin ne fillim nga brenda shpirtit dhe mendjes e zemres se tyre, qe eshte vdekja e vertete dhe me e frikshmja dhe pastaj natyrisht edhe fizikisht. Zjarret nga 20 metra te larta dhe ne video shohim nje dykembesh duke shetitur me qenin???!!!!..... Kjo eshte 'Pa fjale"...
Përgjigju -
Dmth te mos shqetesohemi se zjarre ka dhe ne Greqi?! Relativizoni vemje relativizoni.
Përgjigju











Komente
Komento