Dalin në ankand pikturat e artit
Impresionist të shekullit XX

Dalin në ankand pikturat e artit <br />Impresionist të shekullit XX
Në ankandin e artit Impresionist dhe shekullit të njëzetë në Londër, që do të zhvillohet më 5 shkurt do të jenë veprat e shumë piktorëve të njohur. Portreti madhështor i Pablo Picasso ku ka pikturuar muzën e tij Marie -Therese Walter mendohet se do të jetë një nga shitjet më të mëdha në shtëpinë e ankandit Sotheby.

E pikturuar në vitin 1932, “Gruaja ulur pranë dritares” është vlerësuar për t’u shitur me vlerën prej 55 milionë dollarë. Helena Newman, një specialiste arti për Sotheby dhe tha se kjo pikturë e Picassos është jashtëzakonisht e rrallë për tu parë në tregun e artit. Portreti i muzës së tij Marie-Therese, e njohur si 'muza e artë' e Pikasos, pritet të ngjallë një interest të madh në skenën ndërkombëtare të artit.

Një tjetër moment i rëndësishëm i ankandit është piktura “Zambakët e Ujit” e Claude Monet, e cila nuk ka dale kurrë më parë në ankand. Gjithashtu në këtë ankand do të ofrohen veprat e piktorit austriak Egon Shiele i cili është një nga eksponentët më të hershëm të Ekspresionizmit dhe disa prej kryeveprave të tij ruhen në muzeun Leopold në Vienë.

Edhe piktorët e tjerë impresionistë si Paul Gauguin dhe Camille Pissarro do të tërheqin vëmendjen e koleksionistëve fanatikë të artit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren