Kanë dale në ankand mbi 850 sende personale, që i përkisnin aktores suedeze Greta Garbo. Ato janë nxjerrë në shitje në shtëpinë e ankandeve Julien në Beverly Hills. Mobilje, bizhu, çanta, kuti cigaresh dhe foto të ndryshme nga jeta e saj personale dhe artistike, janë shitur për vlera të larta monetare.
Për shembull një fustan mbrëmje prej kadifeje e veshur nga Garbo në vitin 1930 është shitur për 13.750 dollarë.
Greta Garbo, e cili vdiq në vitin 1990 në Nju Jork në moshën 84 vjeçare, është një ndër aktoret e para evropiane, e cila u bë ylli i viteve 30 në Hollivud. Pamja e saj tërheqëse ishte shumë e përshtashme për filma romantike.
Në karierën e saj më të suksesshme janë role të mëdha dramatike në filmat si “Mbretëresha Kristinë”, “Ana Karenina”, dhe “Grand Hotel”. Aktorja e madhe me hiret e saj është konsideruar si simbol i bukurisë femërore.
(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com