SHBA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Disney World, janë vënë në shitje disa shtëpi luksoze. Çmimi i këtyre vilave të ndërtuara në brendësi të parkut në Florida, fillon nga 1,2 milionë euro. Gjithashtu, për atë që dëshiron të ketë një pamje nga shtëpia e Hirushes, shifra do të jetë edhe më e lartë. 

Ëndrrat e çdo fëmije mund të bëhen realitet duke jetuar në botën e përrallave, me kusht që prindërit e tyre të zbrazin kuletën me të paktën 1 milionë euro. Por me sa duket çmimet e kripura të këtyre shtëpive nuk i kanë dekurajuar admiruesit e filmave me kartona, pasi shumë shpejt në atë park do të realizohen edhe 350 banesa të tjera, për t`ju përgjigjur kërkesave të shumta, për të pasur një shtëpi në atë vend magjik. 
P
or me sa duket, ka edhe persona të tjerë që janë të gatshëm për të paguar edhe 5 milionë euro, vetëm që fëmijët e tyre të jenë në shtëpinë e personazheve të Disney.


(v.gj/shqiptarja.com)