Një yll Hollivudi si ‘ambasador i SHBA’ në Tiranë, Danny Glover në një film për Shqipërinë: Ky është një vend i mrekullueshëm

Seriali “Prokurori” ka sjellë në Shqipëri yllin botëror të kinemasë, Danny Glover.

“Është me të vërtetë e mrekullueshme, kam takuar gra e fëmijë në restorante, kudo, që më kanë impresionuar...”, thotë ai për Report Tv.

Në konferencën për mediet mbajtur këtë mbrëmje mësohet se10 pjesët e sezonit të parë janë tashmë gati, e pritet që të shfaqen në shtator. Glover ka në këtë produksion një rol jo protagonist si Ambasador i Amerikës në Shqipëri. Regjisori e ka zgjedhur si një ambasador të mirë siç thotë ai për Report tv, por pa pasur figura reale si referencë... Po çfarë e bëri aktorin e njohur të pranojë ftesën...

“Të bësh filma është si të ndërtosh familje dhe kështu unë tashmë kam këtu një tjetër familje. Dhe kjo është gjëja më e bukur e kësaj eksperience. Është diçka madhështore”, thotë ylli kinematografisë amerikane.

Skenarin e regjinë e ka realizuar Fatmir Doga ndërsa Ylli vjen në rol të dyfishtë si producent e aktor. Ngjarjet shtrihen rreth viteve 2000-2010, ndërsa xhirimet janë bërë në Shqipëri. Klod Hoxha do të jetë në rolin e Prokurorit. Regjisori tregon përzgjedhjen e emrave si Danny Glover në serialin e tij. Ndërsa aktori tregon se si ishte për të ky bashkëpunim.

“Ishte i mrekullueshëm! Mendoj se ndonjëherë gjuha e komunikimit është ajo që dialogohet me kameran dhe jo gjuha verbale. Dhe ishte me të vërtetë e mrekullueshme”

Njerëzit, mikëpritja e popullariteti i tyre janë ato çka kanë impresionuar më shumë aktorin, por rendit edhe shumë cilësi të tjera që e joshin prej Shqipërisë.

“Është historia, njerëzit! Hapat e shpejtë të evropianëve, kruajua e tyre në momente të caktuara. Përpjekjet për të pasur një të ardhme më të mirë dhe të ndërtojë një qeveri dhe përfaqësi më të mirë, deklaron Danny Glover

Nga muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë, tek takimi me studentët e ‘Arteve’ këto ditë Glover ka pasur mundësi të njihet më mirë me vendin tonë. A do të kthehet sërish?

“Sigurisht që do të vij, ju bëni ftesën dhe unë do të marr fluturimin”, përfundon ai mes emocionesh për Report Tv.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës