KORÇEParaditen e sotme pas 14 ditëve karantinë janë larguar drejt banesave të tyre 13 emigrantë të tjerë që u futën dy javë më parë nga pika e Kapshticës në kufi me Greqinë. Por problem mbetet likuidimi i hotelit, për të cilët thonë se janë detyruar që të marrin borxh për të shlyer pagën pasi ishte më e lartë nga sa u ishin thënë në fillim. Çmimi që duhet të paguajë një person për qëndrimin 14 ditor është 35 mijë lekë. Sipas tyre u është thënë që do të paguajnë 1200 lekë për një person në ditë, që do të thotë rreth 17 mijë lekë në muaj, por në fund u është thënë që të shlyejnë dyfishin e shumës.

"Kushtet ishin shumë të mira edhe kontrollet. Kemi paguar 700 mijë lekë bashkë me djalin. Nënshkruam dokumentet që në doganë por atje na dhanë çmim tjetër kurse këtu dhamë më shumë" u shpreh njëri. Ndërsa një tjetër u tha se "Kemi paguar 350 mijë lekë (të vjetra) edhe ushqimi dhe hoteli, shkova për punë dhe një pjesë të lekëve i lashë këtu".

Një tjetër emigrant shqiptar i ardhur nga Greqia deklaroi se “Nuk kemi lekë të likuidojmë hotelin, çmimi është më i lartë se sa na thanë në fillim”. Pas kontrolleve mjekësore ku rezultuan pa probleme, transporti i tyre në qytetet përkatëse do të bëhet me një mikrobus, nën masa të rrepta sigurie. Dje u bashkua me familjet 35 emigrantët e parë, që përfunduan karantinën, ndërsa sot 14, duke e dërguar numrin në total të atyre që kanë dalë nga hoteli në 49 persona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
VD/Nga Kapshtica në hotel karantinë, apeli i fëmijës: Mami sëmurë, babai pa punë! S'kemi lekë! Ju lutem na ndihmoni (Polici e largon)

Një fëmijë i karantinuar prej mbrëmjes së djeshme në hotel në Korçë bashkë me familjen bën apel për ndihmë. Përmes medias, ai kërkoi ndihmë, pasi shuma nuk mund të përballohet nga familja.

Sa lekë duhet të paguajë familja jote?
Çdo gjë duhet të paguash. 25 mijë. Ne para nuk kemi, mamin e kam të sëmurë, nuk kemi kushte. Babi pa punë, vetëm një makinë kemi. Të lutëm

Polici: Mos fol... (e largon nga porta kryesore)
Është e drejta ime, më lerë

Kur keni ardhur në hotel?
Ne erdhëm dje në 8 të darkës. Krevati ishte i prishur. Njerëzit nuk kanë para, ju lutem na ndihmoni