Dalin pamje të tjera nga atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, autori ndaloi 200 metra larg kafenesë! Bashkëpunëtori e priti me motor ndezur

Dalin pamje të tjera nga atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, autori ndaloi 200 metra larg kafenesë! Bashkëpunëtori e priti me motor ndezur

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja

GREQI - Pamje të tjera kanë dalë nga vrasja e dy shqiptarëve, Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj brenda një lokali në Athinë. Autori i maskuar kishte një bashkëpunëtor që e la 200 metra larg kafenesë në sheshin e Nea Smyrni.

Në videon e ANT1 duket se autori i dyshuar ecën në këmbë ndërsa bashkëpunëtori e ndjek me motor. Edhe në pamjet e siguruara nga një kamera biznesi, të dy shfaqen shumë pranë kafenesë ku ishin ulur 2 shqiptarët.

2 minuta më vonë, shfaqet në kafene ku qëlloi me breshëri plumbash dhe doli me vrap duke lënë të vdekur 2 shqiptarët dhe plagosi me plumb qorr një grua. Bashkëpunëtori nuk e fik në asnjë moment motorin pasi qëndron gati për tu larguar me autorin dhe të zhduknin gjurmët. Sipas mediave greke, policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po përpiqen të identifikojnë autorin dhe shokun që e ndihmoi.

Vrasja e dyfishtë në Athinë
Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur në Athinë, 2 ditë pas vrasjes së Edmond Papës. Viktima mbetën 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organaja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë