Ndërsa po hetohet për të kapur të gjithë bashkëpunëtorët e grabitjes së bërë në pistën e aeroportit të Rinasit, një hetim i dytë po bëhet për sa i takon përgjegjësive. Kush duhet të garantonte sigurinë e aeroportit dhe të pengonte që një furgon i mbushur me njerëz të armatosur të arrinte i pashqetësuar deri në barkun e një avioni mbushur me pasagjerë?

Rrethi i parë në sistemin e sigurisë është gardhi, përgjegjësia e të cilit është me siguri e firmës koncensionare. Siç shihet në këtë foto, dera e hyrjes e rezervuar për zjarrëfikësit e perdorur pikerisht nga furgoni i grabitesve, është e mbrojtur nga dy blloqe çimentoje të pafiksuara në terren dhe nga dy cilindra trafikbllokuese të telekomanduara që ngrihen e ulen.

Ndërsa për grabitësit do të ishte e pamundur të telekomandonin trafikbllokuesit apo t'i thyenin, u rezultoi  fare e lehtë të spostonin një nga blloqet e çimentos duke krijuar në pak minuta hapsirën për të hyrë në aeroport.

Gafa e pabesueshme është se kompania koncensionare ka kursyer për një investim prej pak mijëra eurosh, dhe në vend që të montonte 5 apo 6 trafikëbllokues përgjatë gjithë gjatësisë së derës (duke krijuar në këtë mënyrë një pengesë të pakalueshme), ka montuar vetëm 2, duke lënë në këtë mënyrë pa pengesë kapërcimin e derës dhe hyrjen brenda në aeroport. 

1554903659_gr5.jpg

Momenti kur grabitesit thyejne zinxhirin e portes