Momenti kur vrasësi i prostitutës shqiptare në Itali është larguar pasi e ka therur atë me thikë është filmuar nga një drejtues makine që ndodhej si dëshmitarë në zonë. Në video shfaqet momenti kur Alfred Kipe, 42 vjeç, pasi masakroi me thikë duke e goditur 5 herë me thikë prostitutën shqiptare L,H., 47 vjeç, largohet i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Autori i veshur me kapelë dhe xhaketë e zezë, një palë këpucë të kuqe Nike, detaje që ishin pjesë e përshkrimit nga dëshmitarët dhe që shfaqen edhe në video.
42-vjeçari ka qenë oficer policie dhe ka bashkëjetuar me L.H., për 20 vite, ndërsa më 7 shkurt ai i mori jetën duke e goditur 5 herë me thikë gjatë kohës që ajo po priste klientët në rrugë. Pas përshkrimit të dy dëshmitarëve në rrugë, të cilët panë skenën që ia rrihte prostitutën shqiptare me grushte e shkelma dhe më pas e theri me thikë, është bërë e mundur dhe arrestimi i tij.
Policia italiane arrestoi dje 42-vjeçarin për vrasjen e shqiptares L. H, e cila prostituonte në Pedriano di San Giuliano Milanese.
L.H, 47 vjeç, është qëlluar për vdekje me thikë teksa po priste klientët në trotuar. 47-vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë.