Shqiptarja vritet në mes të ditës në Itali, autori e tërhoqi zvarrë dhe e goditi 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë!

L.H, 47 vjeç është shqiptarja që ushtronte prostitucionin në Itali e cila është qëlluar për vdekje me thikë në mes të ditës në shtetin fqinj, teksa po priste klientët në trotuar.

47 vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë. Pasi kreu krimin autori është larguar, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. 

Gruaja prej më shumë se 10 vite ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin prej kohësh. Ajo u vra në hyrje të rrugës për në Pedriano, një fshat i San Giuliano, që njihet si një zonë, ku prostitucioni në rrugë është mjaft i zhvilluar.

Autori është larguar me një makinë që e priste. Disa kalimtarë kërkuan ndihmë dhe 47-vjeçarja u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por goditjet në shpinë i kishin prekur organet jetësore dhe ajo nuk ia doli dot. 

Shkaku i vrasjes dyshohet se ka lidhje me prostitucionin. Në këtë zonë veprojnë shumë grupe për shfrytëzimin e prostitucionit.

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë