Një orë e nëntë minuta zgjati rrugëtimi i fundit i 5-vjeçares Elena Del Pozzo, përpara se të vritej në mënyrë makabre nga vetë nëna e saj. Emisioni “Quarto Grado”, në Rete 4, ka publikuar pamjet e një kamere, në të cilat shihet Martina Patti e cila çoi vajzën në shtëpi me makinë dhe më pas ka dalë sërish me të pas 24 minutash.
Në pamjet e publikuara shihet 5-vjeçarja teksa nëna po shkonte për në shtëpi e ulur në sediljen e përparme. Ndërkohë, kur ato dolën sërish nga shtëpia, ku nëna e saj me sa duket po e çonte në vendin ku u vra, Elena ishte ulur në sediljen e pasme.
Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur makina kalon për herë të tretë, por kësaj radhe 5-vjeçarja nuk është në makinë.
5-vjeçarja u vra në shtëpi nga nëna e saj me thikë kuzhine me 15 qershor. Ka qenë presioni i hetuesve që e bënë nënën e saj Martina Patti të tregonte se ka qenë ajo autorja e krimit makabër. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj pasi ishte xheloze se vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit, më pas ajo inskenoi rrëmbimin për të mbuluar vrasjen.
Elena u gjet e varrosur disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç. Nga rezultatet e autopsisë dolën detaje që sqaruan më mirë kohën e krimit. Vdekja e fëmijës do të kishte ndodhur më shumë se një orë pas vaktit që fëmija kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13. Nëna gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se kishte vrarë vajzën e saj Elenën, 5 vjeçe, e vetme dhe në vendin ku u gjet trupi i fëmijës, në një fushë.
Për të shikuar pamjet klikoni KËTU
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
U shkon mbi 600 mijë në muaj, a duhen rritur pagat e Kushtetueses?
-
Po
22.6%
-
Jo
70.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 345
Lajme të tjera
-
FOTO/ Një parajsë buzë liqenit të Komos, zbulohet hoteli më i mirë në botë
21 Shtator, 17:33
-
Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp
21 Shtator, 16:11
-
Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit
21 Shtator, 13:05
-
Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet
21 Shtator, 12:25
-
Meloni 'e prerë' për çështjen e emigracionit : Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp refugjatësh të Evropës
20 Shtator, 11:51
-
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre gra e burra shqiptarë! 17 në kërkim (Emra-Video)
19 Shtator, 19:56
-
Itali/ Po transportonte një ekskavator, me shenja në kokë, gjendet i pajetë në anë të rrugës 43-vjeçari shqiptar
19 Shtator, 19:18
-
'Topat e përgjakur', Mancini, Bin Salman dhe Ronaldo 'duart me gjak' në Milano para Champions League
19 Shtator, 16:12
-
Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Greqi ish-efektivi i Forcave Operacionale! Kureta, i përjashtuar nga policia në fillim të shtatorit
19 Shtator, 15:49
-
Itali/ Tentuan të digjnin në gjumë të afërmen e moshuar, arrestohen babë e bir nga Shqipëria! Morën vendimin ekstrem pas debateve të ashpra
19 Shtator, 13:38
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator, 12:48
-
Ish-presidenti italian në gjendje të rëndë shëndetësore, Napolitano 98 vjeç drejtoi shtetin nga 2006-2015
19 Shtator, 11:22