Janë publikuar përgjigjet e provimit të Maturës për lëndën e Matematikës për Maturën 2022. 29 829 maturantë ju nënshtruan provimit, ndërsa 234 nxënës janë vlerësuar me notën 10 absolute,

Ndërkohë 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88. 

Në qarkun e Kukësit, mesatarja e notave për provimin e Matematikës është më e larta me 8.6, ndërsa mesatarja më e ulët është në Berat me 6.48.

Këtu mund të shihni notën tuaj.

Matura 2022
Me note 10.00 - 234 maturante
Me note 4.00 (mbetes) - 1,729 maturante

Matura 2021
Me note 10.00 - 4 maturante
Me note 4.00 (mbetes) - 3,018 maturante

Matura 2020
Me note 10.00 - 166 maturante
Me note 4.00 (mbetes) - 680 maturante

Matura 2019
Me note 10.00 - 31 maturante
Me note 4.00 - 2,170 maturante

Testi i Maturës për Matematikën u zhvillua më 17 korrik. Në total provimi kishte 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit ishin nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % p֝ër ato që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.