Dalin rezultatet e referendumit në Maqedoni, nuk votohet marrëveshja për emrin, vendimi i kalon parlamentit

Shkup, Maqedoni- Me rezultatet e referendum të së dielës, ka shumë mundësi që Maqedonia të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Në referendum votuan rreth 36% e atyre që kishin të drejtë për të votuar e përkthyer në numra në 623 mijë qytetarë. Nga këta votues, deri më tani rezulton se 91% e tyre ka votuar pro, ndërsa 5.7% ka votuar kundër emrit të ri të Maqedonisë. Deri më tani janë numëruar rreth 98% e kutive të votimit.

Pjesëmarrja në referendum është konsideruar e ulët, pasi nga 1.8 milionë maqedonas me të drejtë vote, ligjshmëria e referendumit kërkonte rreth 900 mijë vota. Të dielën ky numër votimi nuk u arrit, duke i kaluar përgjegjësinë për vendosjen e emrit të ri, parlamentit, e nëse aty nuk gjendet dakordi, atëherë do vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

Rezultatet e deritanishme të referendumit në Maqedoni

Lajmin e konfirmon vetë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, që në një konferencë të fundit për mediat mbrëmjen e djeshme, ka thënë se nëse nuk do të sigurohen 2/3 e votave në votimin në parlament, atëherë vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Zaev ka hedhur poshtë zërat për një dorëheqje të mundshme ndërkohë që opozita maqedonase e quan dështim.

Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme. Në referendumin kanë votuar më shumë se 650 mijë qytetarë, më shumë se 90 për qind votuan Pro dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranoj marrëveshjen dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Populli bëri përzgjedhje të rëndësishme. Nëse ka shumicë dy të treta, nëse nuk ka ka, atëherë kuvendi përgatitet për shpërbërëje dhe zgjedhje të parakohshme. Askush nuk tregoi alternative. Kemi shumicë të dukshme, mbi 91 për qind është, ato janë mbi 600 mijë qytetarë. Asnjëherë kështu vullnet të shprehur nuk është parë.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Për rezultatet e referendumit ka reaguar edhe komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn. Hahn ka përshëndetur rezultatin në Tëitter, dhe thekson se pret nga politika në Maqedoni që të merret përgjegjësia e mëtejshme.

Ju uroj atyre që votuan sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me të rëndësishmen “po”, ka përkrahje të gjerë për marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmes euroatlantike të vendit. Tani pres të gjithë liderët partiak të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe.

Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin në BE në reagimin e tij në Tëitter

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
DASH: Lidershipi maqedonas të ngrihet mbi interesat partiake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezultatet e referendumit të së dielës në Maqedoni, në të cilën qytetarët i dhanë mbështetjen anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE me mbështetjen e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“SHBA mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, e cila i mundëson Maqedonisë vendin e merituar në NATO dhe BE, që do të kontribuojë për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

“Në periudhën që pason kur Kuvendi i Maqedonisë do të nisë debatin për ndryshimet kushtetuese, u bëjmë thirrje liderëve që të ngriten mbi politikat partiake dhe të mos e lëshojnë mundësinë historike për të siguruar të ardhmen e ndritur për vendin, si anëtare me të drejta të plotë e institucioneve perëndimore”, thuhet në deklaratën e këtij Departamenti

Ndërkohë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur në një postim në Twitter edhe një herë mbështetjen e aleancës veri-atlantike për Maqedoninë duke theksuar se dyert e NATO-s mbeten të hapura ndërsa kërkoi angazhim nga liderët politikë për të arritur këtë qëllim.

“E mirëpres votën ‘për’, në Maqedoni. Kërkoj nga të gjithë liderët dhe partitë politike te angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi të kapin këtë shans historik. Dera e NATO-a është e hapur, por fillimisht të gjitha procedurat nacionale duhet të kryhen”, ka theksuar Stoltenberg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 01/10/2018 09:14

    Kjo eshte e verteta dhe e drejta praktike e realitetit ne IRJM.Referendumi eshte vetem nje ikje nga realihteti i te qenurit shtet me aspirata jo reale te ketij subjekti.Praktikisht shqiptaret perseri u deshmuan se, nuk jane vigjilet ndaj vetevetes dhe te drejtes ndaj nje shteteformimi pa identitet shteteror,kombetar, gjuhesor e fetar, qe urren dhe injoron vazhdimisht identitetein dhe realitetin shqiptar, me te cilin kla formuar ne te kaluaren dhe synon te formoje edhe tash shtet, torje e popull shqiptar ne keto hapesira etnike e autoktone shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)