TIRANE- Ndërsa krerët evropianë të financave po shqyrtojnë mundësinë e një pakete të tretë shpëtimi, Greqia rrezikon seriozisht të dalë nga eurozona. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, madje besohet të ketë propozuar një dalje të përkohshme të Greqinë nga zona euro, për t’u mbështetur nga Evropa me ndihma humanitare.

Po çfarë impakti do të ketë për Shqipërinë një dalje e mundshme e Greqisë nga Zona euro? Cilët janë sektorët që do të ndikoheshin më shumë nga kjo ngjarje, veçanërisht duke parë praninë jo të parëndësishme të bankave me kapital grek në vendin tonë, ndërkohë që dërgesat e emigrantëve nga ky vend kanë qenë një zë i konsiderueshëm? Ja gjashtë pyetjet që shpjegojnë efektet e mundshme të krizës greke në ekonominë shqiptare dhe nëse vendi ynë ka krijuar imunitet ndaj saj.