Moti i keq me erëra të fuqishme ka bërë që lëvizja në det për cdo anije të jetë e pa mundur për shkak të dallgëve të mëdha. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur nga Italia , gjë që ka sjell dhe mungesën e lëvizjeve të pasagjerëve dhe mallrave në portin e Vlorës.
Gjithashtu dhe mjetet e vogla detare si peshkarexha apo dhe anije të vogla, që prej mëngjesit të sotëm janë ankoruar në Port për shkak të motit te keq. Burime nga kapiteneria e portit bëjnë me dije se erërat janë të fuqishme deri në 18 m/s , ndërsa lartësia e dallgëve në gji ka qenë deri në 6 ballë ndërsa në det të hapur deri në 8 ballë.

Era fryn në drejtim jug-jug-lindje. Po ashtu nga kapiteneria bëhet e ditur se kjo situatë do vazhdoj deri nga mesnata ku më pas do ketë ulje të fuqisë së erës.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO