Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe të atyre të peshkimit për 24 orë, për shkak të motit të keq.
Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Vlorë ka bërë të ditur se parashikohet se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, të përkeqësohen kushtet e motit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas parashikimit pritet që era të fryjë me drejtimin jug-juglindje me shpejtësi deri në 25 metra për sekondë dhe dallgët pritet të kapin lartësi deri në 2.5 metra.
Ndërkohë për anijet e transportit ndërkombëtar, Kapiteneria e Portit Vlorë nuk ka vendosur ndonjë kufizim dhe lundrimi i tyre do të vijojë normalisht.
Njoftimi i Kapitenerisë së Portit Vlorë:
Përshëndetje,
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 28-29.01.2026
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 28-29.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :
1.KAPITENERIA E PORTIT VLORE KA NDALUAR PAJISJEN ME LEJE-NISJE TË MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.
2.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 06:00 TË DATËS 29.01.2026.
Komente










