Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndërhyrje humanitare në kampin e refugjatëve palestinez Yarmouk në Damask. Një zyrtar i OKB-së e përshkroi situatën e rreth 18 mijë refugjatëve si “përtej çnjerëzores”. Situata në Damask është përkeqësuar që prej 1 prillit kur militantët e Shtetit Islamik nisën një ofensivë brenda kampit. Militantët Palestinezë që janë kundër qeverisë Siriane dhe disa luftëtarë të pavarur të ushtrisë Siriane po drejtojnë luftën kundër militantëve të shtetit islamik. Kryesuesja e Këshillit 15-anëtarësh të Sigurisë, ambasadorja e Jordanisë Dina Kawar, kërkoi mbështetjen për “mbrojtje të civilëve, ndërhyrje humanitare dhe asistencë për ruajtjen e jetëve” të refugjatëve që ndodhen brenda në kamp, për t’i dhënë fund kësaj situate.
Në një raport të dorëzuar pranë këshillit situata përshkruhet si “më e dëshpëruar se kurrë”, ku mungon ushqimi, uji dhe ndihmat mjekësore; në ambientet e brendshme po luftohet dhe ka bombardime, çka çon në nevojën e evakuuimit të civilëve. Monitoruesit thonë se militantët e ISIS dhe grupit Nusra, degëzimi i al-Qaedës po luftojnë së bashku në Yarmouk. Konflikti i përgjakshëm Sirian, që ka hyrë në vitin e katërt, ka marrë jetën e më shumë se 200,000 sirianëve dhe ka bërë që më shumë se 11 milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com