Mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit të së shtunës, në shtëpinë e Big Brother kanë ndodhur disa ndryshime të rëndësishme.

Në shtëpi kanë hyrë 4 konkurentë të rinj, por dhe dy të tjerë janë larguar nga shtëpia e beqarëve për t’u futur në shtëpinë e vërtetë të çifteve.

Çifti i parë që është futur në Shtëpinë e Big Brother si çift nga shtëpia e beqarve ka qenë Fotinia dhe Danjeli ku kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë, në kuadër të lojës kiss.

Por më pas, këtij çifti i janë bashkuar edhe Damiano me Donjetën, të cilët pas mbrëmjes së spektaklit kanë nisur analizat e tyre për çiftet e vjetra të shtëpisë.

Për Damianon banorët e tjerë në shtëpi kanë ardhur thjesht për pushime jo për të luajtur.

Damiano dhe Donjeta kanë folur edhe për çiftin tjetër të ardhur nga shtëpitë e beqarëve, Danjelin dhe Fotininë. “Danjeli është lojtar i fortë”,-shprehet Damiano, duke shtuar se bashkimi me Fotininë e ka dobësuar atë.
 
Ndërsa Fotinia dhe Danjeli, të cilët kanë pasur debate në shtëpinë e beqarëve me Damianon dhe Donjetën, janë shprehur do të injorojnë këta të fundit në shtëpinë e çifteve. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com