Damiano ‘plas bombën’, provon se
4 prej banorëve të ‘BB’ njiheshin që jashtë
Sot, Damiano ka postuar atë që mund të quhet një provë e pakundërshtueshme se 3 prej banorëve aktualë dhe një i eleminuar, kanë thyer një nga rregullat themelor sipas së cilit konkurrentët nuk duhet të njihen me njëri-tjetrin
Damiano ishte një nga banorët më të përfolur të ‘Big Brother Albania’ i cili u përjashtua nga ky format për shkak të thyerjes së disa rregullave sipas produksionit, ai i kishte treguar personave të tjerë se do të merrte pjesë në këtë lojë (gjë e cila nuk lejohet) si dhe kishte një të dashur jashtë ndërkohë që të njëjtat rregulla kërkonin që banorët të ishin single.
Pavarësisht të gjithave, banori u përjashtu bashkë me parnteren Armela, por duket se ai po mban të njëjtën vëmendje pas vetes po aq sa edhe kur ishte në shtëpi. Damiano u ‘justifikua’ tek produksioni duke thënë se çdokush nga banorët e tjerë do i thonin familjarëve dhe miqve të ngushtë se ishin përzgjedhur në këtë format duke mos e konsideruar si thyerje rregullash.
Produksioni e përjashtoi atë jo vetëm nga loja, por edhe nga e drejta për të dalë në Top Media.
Sot, Damiano ka postuar atë që mund të quhet një provë e pakundërshtueshme se 3 prej banorëve aktualë dhe një i eleminuar, kanë thyer një nga rregullat themelor sipas së cilit konkurrentët nuk duhet të njihen me njëri-tjetrin.
“Njifen gje keta ? Ciao , nuk merrem me me ju. Dhe boll ja mbyllet gojen dhe veshin publikur me pallavraaa. Eshte 2017 koha kur cdo njeri flet , ku ma keni demokracin ? Gjithsesi, tju kete bere mire dreka. Te tjerat spo i nxjerr ske ska me sens, as kuptim. Vazhdojme perpara me projkete. Aaaaaaaaa mos harroniiijj hajde dhe me thoni qe kjo eshte fotoshoopp”, shkruan ai nën foton ku duket në të njëjtën tavolinë, Olsi, Fiorentina, Musai, Denisi tashmë i eleminuar dhe një vajzë tjetër./Xing.al
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.2%
-
Të gabuar
46%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11043
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Pyetje dhe përgjigjet e procesit gjyqësor të Ervin Salianjit
27 Shtator, 18:59
-
Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit
27 Shtator, 18:57
-
Jakin Marena: Salianji në burg, tremben Berisha e Meta, erdhi radha?!
27 Shtator, 18:44
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
27 Shtator, 18:09
-
Idajet Beqiri: Salianji bëri akt të turpshëm! Ndryshuan zërin dhe ofruan 300 mijë euro! Si nuk u skuqet faqja?
27 Shtator, 18:02
-
Njihej për rolet e saj në 'Harry Potter' dhe 'Downton Abbey', ndahet nga jeta aktorja Maggie Smith
27 Shtator, 17:43
-
VIDEO/ Momenti kur Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:40
-
Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Betejë që nuk përfundon, do t’i çmontojmë banditët
27 Shtator, 17:36
-
Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 17:25
-
Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin
27 Shtator, 17:23
-
Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës
27 Shtator, 17:16